Arrestimi dhe dënimi i 2 shoferëve që transportonin abetare, sipas ministrisë së jashtme bie në kundërshti me të drejtën ndërkombëtare dhe cenon marrëdhëniet mes 2 vendeve.
Në një reagim një ditë pas shpalljes së vendimit të gjykatës së shtetit Helen për dënimin me 30 muaj të Altin Tafa dhe Agim Asllani ministria shprehet:
“ MPJ shpreh keqardhjen që procedura e ndjekur nga autoritetet greke bie në kundërshtim të plotë me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke cenuar njëkohësisht klimën e miqësisë dhe të besimit mes dy shteteve tona."
Ministria i ka ofruar asistencë konsullore dhe juridike 2 shoferëve , gjithashtu ministri Bushati që prej mbrëmjes së arrestimit të tyre në 13 nëntor ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me homologun Kotzias për ta zgjidhur qetësisht këtë çështje. Por në këto kushte:
“MPJ do të vijoj të ndjek në rrugë diplomatike trajtimin e mëtejshëm të kësaj çështje duke uruar në të njëjtën kohë për një reflektim të shpejtë të palës greke për këtë çështje”, vijon deklarata.
Deklarata e MPJ:
"Që prej datës 13 nëntor, pas njoftimit për ndalimin e dy shoferëve të MPJ në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, të cilët transportonin një ngarkesë me libra për fëmijët shqiptar që jetojnë në Greqi, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka qenë në kontakt me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias, duke kërkuar që kjo çështje të trajtohet në bazë të akteve të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikave diplomatike në fuqi.
Në të njëjtën kohë, MPJ ka ofruar asistencë konsullore dhe juridike për punonjësit e ndaluar duke mundësuar lirimin e tyre.
MPJ shpreh keqardhjen që procedura e ndjekur nga autoritetet greke bie në kundërshtmi të plotë me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke cënuar njëkohësisht klimën e miqësisë dhe të besimit mes dy shteteve tona.
MPJ do të vijoj të ndjek në rrugë diplomatike trajtimin e mëtejshëm të kësaj çështje duke uruar në të njëjtën kohë për një reflektim të shpejtë të palës greke për këtë çështje", thuhet në deklaratën e ministrisë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com