Dënimi tjetër për Rezart Taçin
Gjykata: Të paguajë 70 mln lekë

Dënimi tjetër për Rezart Taçin<br />Gjykata: Të paguajë 70 mln lekë
TIRANE- Një tjetër proces gjyqësor i humbur për biznesmenin Rezart Taçi. Mësohet se ai është detyruar të paguajë detyrimin financiar të papaguar ndaj një shoqërie private, të kontraktuar nga ARMO për një investim në qytetin jugor të Përmetit, por që ARMO ka refuzuar ta respektojë, me logjikën se kontrata ishte parashkruar, pasi kishte më shumë se 10 vjet që ishte nënshkruar dhe, nga ana tjetër, pronari i ri, pas privatizimit, nuk merrte përsipër detyrime të ARMO-s shtetërore.

Të dy këto pretendime janë hedhur poshtë dhe, në të dy instancat gjyqësore, në Gjykatën e Rrethit gjyqësor Tiranë dhe në Gjykatën e Apelit Tiranë, vendimi është marrë në favor të kompanisë paditëse dhe në dëm të kompanisë së Taçit.

Sipas dy vendimeve ARMO duhet t'i paguajë kompanisë EDVA shpk 71 milionë lekë.

Kryeartikullin plotë të gazetës print lexojeni sot në gazetën Shqiptarja.com  Bli gazeten online

Shkrimi eshte shoqëruar dhe me faksimile të vendimit të Gjykatës.

Sikurse ka dëshmuar në bazë të fakteve Shqiptarja.com këto ditë, mospagesa e detyrimeve financiare ndaj të tretëve është bërë një praktikë e zakonshme për biznesmenin Rezart Taçi. Vetëm një vendim gjyqi ka bërë të mundur për të që të shtyhet me muaj pagesa e 20 milionë eurove, që ai u detyrohet Tatimeve, pas evazionit të zbuluar nga ekipi i kontrollit të kësaj administrate pranë kompanisë ARMO. Taçit, madje, nuk i është kërkuar as pagesa e gjobës, para se të ankohet në gjyq, sipas Procedurave Tatimore. Por, një vendim tjetër tashmë ka bllokuar llogari bankare dhe pasuri të patundshme të kompanive të tij deri në masën 75 milionë euro, që ai rezulton se nuk ja paguar Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë

Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë