TIRANE- Si të zgjedhim të ardhmen? A është ai profesioni më i paguar dhe i duhuri? Këto dhe shumë pyetje sot, janë dilema të mëdha për shumicën e të rinjëve që duan të drejtohen në bankat e Universitetit. Sot, teknologjia ose ‘IT’ siç e njohin të rinjtë, është një degë e cila të ofron mundësi punësimi dhe si e tillë, kërkon prirje dhe talent.

Denisa Sala, është një ndër inxhinieret e Telekomunikacionit që sot ka një eksperiencë 3 vjeçare në kompaninë “Abissnet” në treg, e cila në këtë rrëfim tregon se ka zgjedhur profesionin e së ardhmes.