Dënohen me 5 vjet burg komisionerët
e Dajçit, deformuan rezultatin

Dënohen me 5 vjet burg komisionerët <br />e Dajçit, deformuan rezultatin
Gjykata e Lezhës dënoi me 5 vjet burg, 8 komisionerët e qendrës së votimit në fshatin Dragushë, Komuna Dajç në Lezhë, të cilët u akuzuan se deformuan rezultatit të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011.

Trupi gjykues ka dënuar me nga 8 muaj burg, 7 nga komisionerët ndërsa njëri prej tyre është dënuar me 4 muaj burg.

Prokuroria kërkoi 15 vite burg dhe 2.4 milionë lekë gjobë për 8 komisionerët e Dajçit pasi sipas saj ata kanë falsifikuar nënshkrimet e votuesve dhe numrat e kartave të identitetit apo pasaportave, të cilët ditën e zgjedhjeve ndodheshin jashtë vendit.

Denoncimi ndaj tyre e bëri kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Rrok Rroku, i cili humbi zgjedhjet për kreun e komunës Dajç përballë kandidatit të djathtë Gjergj Doçi.

Kandidati i opozitës Rrok Rroku i cili humbi zgjedhjet në Dajç përballë kandidatit të mazhorancës Gjergj Doçit, paditi për shkelje dhe deformim të rezultatit komisionerët, Lulzim Paloka, Ndoc Marku, Pjetër Marku, Pal Prendi, Gentian Kovaçi, Gent Marku, Mark Kola dhe Zef Gjoni.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament