Dënohet Chapecoense, 28 mijë
euro gjobë dhe 2 pikë më pak

Dënohet Chapecoense, 28 mijë<br />euro gjobë dhe 2 pikë më pak
Takimi që duhej të zhvillohej midis Atletico Mineiro dhe Chapecoense si ndeshja e fundit në kampionatin e Brazilit nuk u zhvilluar, duke bërë që arbitri të priste  për 30 minuta daljen e skuadrave në fushën e lojës.
 
Asnjë prej ekipeve nuk u paraqit duke thyer kështu urdhërin e Federatës së Futbollit Brazilia, e cila kishte kërkuar që kjo ndeshje të luhej.
 
Si pasojë e thyerjes së rregullores, të dyja skuadrat do të përballen me nga 28 mijë euro gjobë si dhe me uljen e 2 pikëve.
 
Skuadra e Atletico Mineiro, kishte deklaruar më parë se dëshironte që 3 pikshin e kësaj ndeshjeje ta merrte skuadra e Chapecoenes, e cila humbi 22 lojtarë gjatë aksidentit ajror që ndodhi në Kolumbi.
 
Chapecoenes e mbylli këtë sezon me 52 pikë, duke u vendosur në vendin e 11 në kampionat, ndërsa Atletico Mineiro me 10 pikë më shumë duke zënë vendin e 4-ërt në tabelën e renditjes.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani