Dënohet me burg Françeska Jaçe
ish-banorja e BBA probleme me ligjin

Dënohet me burg Françeska Jaçe<br />ish-banorja e BBA probleme me ligjin
Françeska Jaçe, ish-banorja e Big Brother Albania, duket se ka kaluar disa muaj jo fort të mirë, pasi është përfshirë në një aksident automobilistik gjatë muajit prill. Në aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë - Vorë u lënduan katër persona, të cilët u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.

Sipas PanoramaPlus, nga akti i ekspertimit autoteknik, më datë 18 prill, shkaku kryesor i ndodhjes së aksidentit ishte shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e Françeskës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor e dënoi atë me një muaj burg për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

Aksidenti ka ndodhur ndërsa Françeska tentonte të kthehej majtas për të hyrë në një pikë karburanti. Levizja e gabuar e saj ka shkaktuar përplasjen e njëpasnjëshme edhe të tre makinave të tjera. 21-vjeçares iu ul 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 20 ditë burgim, që do t'i zëvendësojë me punë në shërbimin publik.
franceska jace
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi