Dënohet me burg, Jean-Claude Arnault anëtari i 19-të i Akademisë së Nobelit
Njeriu që ka qenë në qendër të skandalit për abuzim seksual dhe përfitime të jashtëligjshme financiare, dhe që u bë shkak që këtë vit letërsia të mbetet pa Çmimin Nobel, dënohet me 2 vjet burgim
Jean-Claude Arnault
Me një vendim unanim, Gjykata në Stokholm ka dënuar më në fund anëtarin e akademisë suedeze së Nobelit Jean-Claude Arnault, bashkëshortin e anëtares së jurisë: Katarina Frostenson, që ndan çmimin më prestigjioz të letërsisë së botë, me dy vjet burgim, që është dënimi minimal.
Gjykatësja Gudrun Antemar ka thënë se ka pasur “dëshmi të mjaftueshme për të dënuar të pandehurin për një nga dy akuzat për dhunim, për të cilat është akuzuar; shumica e të cilave dolën gjatë deklaratave në procesin e gjykimit nga pjesa e dëmtuar dhe disa nga dëshmitarët”. Vendimi erdhi në fillim të javës së çmimeve “Nobel”, pak kohë pasi u nda ai për mjekësi.
Pas gjykimit me dyer të mbyllura, prokurorja publike, Christina Vogit, ka bërë thirrje që Arnault të dënohet me të paktën tre vjet burgim. Dënimi maksimal në Suedi për dhunim është gjashtë vjet.
72-vjeçari Arnault, që është një figurë me ndikim në skenën kulturore suedeze për shumë dekada, u përball me akuzat se ai e ka detyruar një grua të kryente marrëdhënie seksuale në një apartament në Stokholm më 5 tetor të vitit 2011 dhe se e kishte dhunuar atë prapë më 2 dhjetor në të njëjtin apartament derisa ajo ishte në gjumë.
Në deklaratë, gjykata ka thënë se Arnault, i cili tërë kohën është krenuar se është “anëtari i 19-të” i akademisë suedeze” është gjetur fajtor për akuzën e parë dhe i pafajshëm për të dytën. “Pala e dëmtuar është shpërblyer me kompensim”, shkruhet ndër të tjera në deklaratë.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7816
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkencëtarët thonë se mund të eleminojnë HIV-in nga qelizat e infektuara
20 Mars, 10:12
-
Fitoi çmimin 'Nobel' për Paqe, aktivistja e burgosur iraniane bën thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve në Iran
24 Shkurt, 18:44
-
Shqiptarja e parë që fitoi çmimin prestigjioz, sot 44 vjetori i ndarjes së Nobelit për Nënë Terezën
10 Dhjetor 2023, 07:33
-
Tre shkencëtarë fitojnë Nobelin për Fizikë për përdorim të dritës në studim të elektroneve
3 Tetor 2023, 12:23
-
Fituesit e Nobelit do të shpërblehen me më shumë para këtë vit
15 Shtator 2023, 13:11
-
Shuhet në moshën 87-vjeçare nobelisti shqiptaro-amerikan, Ferid Murad
6 Shtator 2023, 10:10
-
Suedia tërheq ftesën që i bëri ambasadorit rus për ceremoninë Nobel
2 Shtator 2023, 15:10
-
‘Unë i përkas botës’, sot 113 vjetori i lindjes së Shën Nënë Terezës! Kisha i njohu shqiptares Gonxhe Bojaxhiu dy mrekulli
26 Gusht 2023, 14:26
-
Fituesi i Nobelit për Paqe dënohet me 10 vjet burg në Bjellorusi
3 Mars 2023, 13:59
-
Mbrojtësit e të drejtave të njeriut nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia fitojnë Çmimin Nobel për Paqe 2022
7 Tetor 2022, 11:29
-
Pse Elena dhe Ismail Kadare nuk e presin më “Nobelin”?!
6 Tetor 2022, 17:36
-
Francezja Ernaux, fiton Nobelin në Letërsi! Studiuesi rrëfen shanset e Kadaresë! 3 kandidatët e tjerë shqiptarë që propozoi Akademia
6 Tetor 2022, 13:05
Arnault nuk eshte anetar I akademise suedeze, eshte martuar me nje anetare dhe per shkak te ndikimit te tij ne sferen kulturore e quajne si anetari I 19. Akademia vetem 18 anetare ka.
Përgjigju