TIRANE - Një shtetas suedez i dënuar në Shqipëri për trafik armësh është transferuar sot drejt vendlindjes së tij për të vuajtuar dënimin.

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar Lars Tommy Rosen,35 vjeç me  10 vite burg.
 
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana dhe Interpol Stokholm/Suedi u realizua transferimi i 35-vjeçarit për të kryer dënimin në Suedi.
 
35 vjeçari Lars Tommy Rosen në shtator 2012 u arrestua në Piken e kalim kontrollit Muriqan, në dalje nga Shqipëria për në Malin e Zi, pasi në bagazhet e tij në dy çanta, ju gjetën dhe ju sekuestruan në cilësine e provës materiale :
 
9 copë armë zjarri Pistoleta, me mbishkrimet EKOL Special, 99 kal 9 mm PAK.
 
 
Në Aeroportin e Rinasit ai iu dorëzua eskortës Suedeze.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)