SHBA - Qytetari shqiptar me banim në Nju Jork Agron Hasbajrami është dënuar me 15 vite burg nën akuzën se ka tentuar të ndihmojë një grup terrorist islamik.
28 vjeçari i cili u arrestua në vitin 2011 ndërsa po i bashkohej xhihadistëve në Pakistan ka marrë dënimin nga një gjykatë federale në Brooklyn.
Prokurorët thanë se Hasbajrami komunikoi me një grup ekstremist me qendër në Pakistan në periudhën prill-gusht 2011.
Ai grup rezultonte i përfshirë në sulmet vdekjeprurëse ndaj ushtarëve amerikanë në Afganistan. Hasbajrami dërgoi një shumë prej 1 mijë dollarësh individualisht si ndihmë për këtë organizatë ndërsa shprehu dëshirën për të vdekur si martir.
Prokurorët konstatuan gjithashtu se Hasbajrami vazhdonte të insistonte në planet e tij për t’iu bashkuar grupit terrorist. Ai u arrestua më 6 shtator 2011 në aeroportin e Nju Jorkut John F.Kennedy ndërsa udhëtonte përmes Turqisë drejt Pakistanit.
(d.m/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com