'Dënojmë largimin e Gjiknurit nga këshilli politik', opozita e bashkuar: Refuzuan pa asnjë arsye proprozimin për listat e hapura, parti e dëshpëruar

'Dënojmë largimin e Gjiknurit nga këshilli politik', opozita e bashkuar: Refuzuan pa asnjë arsye proprozimin për listat e hapura, parti e dëshpëruar

Opozita e bashkuar nëpërmjet një deklarate ka dënuar largimin e Damian Gjiknurit nga mbledhja e këshillit politik të ditës së mërkurë, pasi sipas tyre ky veprim tregoi që mazhoranca nuk ka për qëlim dialogun. Sipas opozitës së bashkuar propozimi i tyre për hapjen e 100% të listave është refuzuar pa asnjë arsye nga mozhoranca, ndërsa bëjnë thirrje që sot mos t'i votojnë ndryshimet kushtetuese, pasi janë të njëanshme. Në të kundër opozita e bashkuar deklaron se ky është një veprim dëshpërimi, e partisë që ka humbur pushtetin.

"DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR

30 korrik 2020 

Opozita e Bashkuar dënon braktisjen e dialogut në Këshillin Politik nga Partia Socialiste gjatë mbledhjes së djeshme. Pavarësisht vullnetit tonë për të vijuar rrugën e dialogut dhe shqyrtimit në mirëbesim të propozimit tonë për konsensus, duke i qëndruar Marrëveshjeve të 5 Qershorit dhe 14 Janarit, Partia Socialiste zgjodhi rrugën e braktisjes së dialogut dhe të ecjes drejt akteve të njëanshme që dhunojnë këto marrëveshje politike të nënshkruara mes palëve.

Opozita edhe në mbledhjen e djeshme tregoi përgjegjshmëri dhe seriozitet duke paraqitur propozimin konkret të kompromisit, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Në 5 orë mbledhje, Partia Socialiste nuk dha asnjë arsye për refuzimin e propozimit tonë, duke dëshmuar edhe njëherë mungesë vullneti për dialog.

Ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 Qershorit dhe të 14 Janarit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjellin pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

Njëanshmëria nuk është rruga demokratike për përcaktimin e rregullave të zgjedhjeve në një vend anëtar të OSBE-së. Njëanshmëria është rruga e autokratëve që i kanë braktisur qytetarët dhe kanë frikë nga vullneti qytetar. Njëanshmëria nuk është në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe as në përputhje me aspiratën e qytetarëve për Shqipërinë në Europë.

Opozita e Bashkuar është e vendosur ti qëndrojë me besnikëri interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dialogu politik është rruga e vetme për gjetjen e konsensusit. Asnjë akt i njëanshëm nuk është i detyrueshëm për Opozitën dhe aq më pak për qytetarët.

Opozita e Bashkuar ripërsërit apelin për Partinë Socialiste, që të gjejë forcë dhe ti qëndrojë Marrëveshjeve që ka nënshkruar, duke hequr dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe duke vijuar dialogun.

Prishja e konsensusit, thyerja dhe zhbërja e marrëveshjeve që vetë ka nënshkruar, dhe tentativa për të prishur normalitetin e zgjedhjeve të ardhshme, janë provë e qartë e dëshpërimit nga humbja e pushtetit që ka kapur prej kohësh lidershipin e Partisë Socialiste."

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thanoja: 30/07/2020 10:39

    shikojini foton kush eshte opozita e bashkuar. Jan mbledh nje tufe dembelesh qe nuk kan punuar nje dite te vetme e te bejne sikur do clirojne shqiperine

    Përgjigju
  • ERP: 30/07/2020 10:38

    E cuat dem nje parti qe u krijua kunder komunizmit dhe ishte shpresa e nje populli. Mos befshi hajer kurre me soj e sorrollop

    Përgjigju
  • Cubie: 30/07/2020 10:33

    BUKUR qenka mbledh keshilli i ndrikullave me ne krye ndoken marangozi medi krimi e ku di un. Mban shpres kombi tek ky lloj malli!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Funderrina te hedhura ne kosh qysh ne vitin 2013. MONSTRA te degneneruara mblidhen tamam si qent pran kermes.

    Përgjigju
  • Bravo: 30/07/2020 09:38

    Ah sa mire ja bone qe e denove... te lumte byça. I ktheve deputetet e tu ne njerez rruge te papune, dhe tani denon nga pas gardhit. Vetem se denimet e juja tani skane pike vlere...

    Përgjigju
  • O veremer: 30/07/2020 09:27

    Vazhdoni sabotimet ju armiq te betuar te shqiperis...ju do mbeteni si peshku pa uje ...dhe gjermania u beri mune....tani hani mut beni sehir...tradhetare pfffff mbeturina ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë