Kuvendi voton sot listat dhe koalicionet, SHBA i hap rrugën ndryshimeve kushtetuese: Por kjo s'i mbyll negociatat në Këshillin Politik

TIRANE-Një ditë para votimit në Kuvend të nismës ndryshimet kushtetutese për hapjen e listave dhe koalicionet ka reaguar ambasada e SHBA-së në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim zbulon diskutimet gjatë takimeve me kreun e shtetit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. 

Ambasadorja thotë opozita qe dogji mandatet e ka humbur te drejten per te pasur pretendime ne Kuvend, keshtu që Marreveshja e 5 qershorit do te votohet, pas kësaj, partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim, pasi drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i parlamentit të enjten nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve.

Kim thekson se ''edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë''.

Pra, sipas ambasadores pavarësisht nëse sot do të votohen ndryshimet kushtetuese pa pëlqimin e opozitës jashtë parlamentit, rëndësi kanë ligjet më pas në Kodin Zgjedhor që do të specifikojnë detajet për hapjen e listave dhe formulës së koalicioneve.

Deklarata:

"Gjatë javëve të fundit, Ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë.

Ajo ka nënvizuar tri pika: Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arria nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të. Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin.

Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë.

Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndër-partiake; përshëndetëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimit të marrëveshjes së 5 qershorit; dhe nënvizuam gjithëpërfshirjen dhe transparencën me të cilat partitë arritën marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare. Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim.

Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre.

Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike - ky është një detyrim që udhëheqësit shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar".

Nesër është seanca e fundit e Kuvendit dhe në rendin e ditës është vetëm një cështje, miratimi i ndryshimeve kushtetuese që hap listat dhe për formulën e re të koalicioneve, me listë unike. Opozita jashtë parlamentit kërkon hapjen 100% të listave dhe jo me fashën e garancisë gjinore sikur kërkon PS-ja, po ashtu edhe një formulë të re të koalicioneve me listë unike, jo si tani. Por PD-ja është kundër. Megjithatë, nesër do të miratohen ndryshimet, nesër detajet do të reflektohen  më pas në Kodin Zgjedhor.

/Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicifoli: 29/07/2020 16:17

    Dru me pre... Fkamur Noka kryminidtri i ardhshem i Shwipnis

    Përgjigju
  • Loran: 29/07/2020 15:07

    Iki dhe PS per l*sh ahahah

    Përgjigju
  • F-35: 29/07/2020 14:43

    Kjo eshte vija e sjelljes e SHBA per derrat e politikes ne Shqiperi. Dhe do zbatohet ne cdo germe! E dine plehrat ku i ha ujku! E bekuar qofte perjete SHBA!

    Përgjigju
  • Larg DUART e ZEZA të Arben KUSAR Ahmetit nga PARATË dhe MILIONAT €URO , të NJERËZVE PA ÇATI mbi KOKË !!: 29/07/2020 14:33

    JO Kualicione KRIMINALE PARA ZGJEDHORE me Partitë BANDA KRIMINALE të Fatmir HALE Mediut , Dash Paçes dhe Rakisë , Dule Vangjelit të ASFALISË Greke , Idriz Shpëtimit HAJDUT të Doganave , dhe Agron HAJDUT Dukës me PULARITË e tija KRIMIINALE dhe VEZËT e KRIMIT të ORGANIZUAR , që PJELLIN ato PULAT e FSHFsë !! Gjithë QELBËSIRAT , FUNDËRRINAT , FEKALET , dhe Partitë BANDA , le të bashkohen MBAS ZGJEDHJEVE , dhe ashtu të ngelen bashkë përjetë , bilen SHKOFSHIN edhe në FERR dhe ESFEL bashkë !!!! VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE e gjithë Politikanëve të kêtyre 30 Viteve SHKÊRDHATOKRACI , KORRUPSION dhe DEGJENERIM

    Përgjigju
  • selva: 29/07/2020 13:45

    Zonja Kim, listat te hapen, koalicionet te mos lejohen. Ka kryetare partie qe vegjetojne sot e 30 vjet. Te matin forcat ne elektorat. kjo qe ndodh tek ne eshte e turpshme, votat e njerit kalo tek tjetri. Neser hapni listat. Zoti e bekofte Ameriken dhe shendet juve zonja Kim qe mendoni per shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen