Denoncim për dhunë mbi vajzën
autike, policia nis hetimet

Denoncim për dhunë mbi vajzën<br />autike, policia nis hetimet
DURRES-  Policia e Durrësit po heton rastin e 17 vjeçares autike me inicialet Xh. J, e cila qëndron në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial në Durrës dhe të premten është dërguar për mjekim në spital pasi ka pasur shenja të dëmtimit trupor në kurriz dhe në kokë si dhe njolla gjaku.
 
Në një denoncim për gazetën “Shqip” prindërit pretendojnë se vajza e tyre është dhunuar madje Taulant Juba këmbëngul se ka shumë mundësi të jetë tentativë për përdhunim.  Por sipas dëshmive që ka marrë deri tani, policia thotë se nuk kemi të bëjmë me ushtrim dhune por me një ngjarje aksidentale.

Policia deri tani jep versionin e ngjarjes se fëmija është rrëzuar nga karrigia dhe është përplasur me kokë në dysheme e cila ka qenë e lagur. Për policinë ngjarja është aksidentale.

 Nga ana e saj drejtoresha e shkollës, Artemida Çerçizi, përjashton kategorikisht se dhuna, aq më tepër tentativa për përdhunim të ketë ndodhur brenda në ambientet e shkollës.
 
CFARE KA NDODHUR
 “Të premten në mëngjes nxënësit e Qendrës së Zhvillimit Rezidencial që  ndodhet në lagjen 4 në Durrës kanë udhëtuar me furgon nga qendra ku flejnë (konvikti) në shkollë ku marrin mësim. Ata janë shoqëruar  dhe nga një kujdestare.

Në orën 11:00 kur janë kthyer në qendër njëra nga këto vajzat ka qenë e mjekuar,  e qepur dhe me njolla gjaku. Kjo ka vënë në lëvizje drejtuesit e qendrës që i kanë kërkuar llogari shkollës për gjendjen e vajzës dhe kanë njoftuar prindërit në Tiranë. Me të mbërritur në Durrës prindërit kanë bërë kallzim penal në drejtorinë e policisë së Durrësit.
 
 POLICIA: MUND TE JETE AKSIDENTALE, POR PO HETOJME
”Policia ka marrë kontakte me disa nga drejtuesit e qendrës dhe personelin e shkollës. Sipas versionit të ngjarjes, të ngritur mbi bazën e dëshmive të mbledhura deri tani, vajza është rrëzuar pasi dyshemeja ka qenë e lagur. Vajza është rrëzuar nga karrigia dhe është përplasur me kokë.
 
 Menjëherë është dërguar në spital ku ka marrë mjekimin e  duhur. Pasi prindërit e 17 vjeçares kanë shkuar në Durrës e kanë ridërguar në spital për të ushtruar një kontroll të dytë. Nga dëshmitë e mbledhura deri tani policia thotë se ngjarja  është aksidentale dhe nuk kemi të bëjmë me një rast dhune, megjithatë hetimet vazhdojnë.

DREJTORESHA E SHKOLLES: ERDHI E GJAKOSUR, NE QENDER JANE STREHUAR DHE 30 VJECARE

Drejtoresha e Shkollës Speciale për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar, Artemida Çerçezi mohon që dhuna të ketë ndodhur në ambientet e shkollës.

“Vajza ka ardhur me furgon në shkollë. Ka qëndruar vetëm 20 minuta në shkollë dhe nga mësuesja e një klase aty pranë është konstastuar me njollë gjaku. I ka hequr kapuçin dhe ka parë gjakun dhe plagën në kokë. Menjëherë është dërguar në spital ku është mjekuar”- thotë Çerçezi në një prononcim për Tv A1 Report e Shqiptarja.com
 
Për drejtoreshën tentativa për përdhunim “është absurditet” dhe pretendojnë se fëmija mund të ketë ardhur e dëmtuar nga qendra.  

Ajo thotë se është në pritje të  përgjigjes së ekspertizës mjekoligjore për akuzën e tentativës së përdhunimit, ndërkohë që jep dhe një detaj tjetër se në Qendrën ku jetonte 17 vjeçarja janë të strehuar dhe 30 vjeçare me probleme.

Ndryshe jep versionin Qendra ku jetonte vajza. Roja i Qendres thotë se vajza ishte larguar shëndosh dhe më pas 3 punonjës të shkollës e kishin kthyer me plagë. Drejtoresha e kësaj qendre nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve