
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar nga një aktivist i PDK-së në Mitrovicë, vëllai i kryetarit të degës së LDK-së në këtë komunë
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, nga LDK-ja thuhet se është sulmuar Fidan Kamberi, arsimtar i shkollës fillore “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh të Mitrovicës.
“LDK-ja konfirmon se Fidan Kamberi është vëllai i kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi. Fidan Kamberi ka qenë i angazhuar nga shkolla “Bislim Imeri” për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.
Fidan Kamberi ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.
“LDK-ja kërkon nga organet kompetente kapjen sa më të shpejtë të autorëve të këtij sulmi dhe ndriçimin e motivit të tij. LDK-ja kërkon nga subjektet garuese të ndikojnë për parandalimin e sulmeve të tilla”, shkruhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Vetëvendosje fiton në Kosovë! Albin Kurti flet si kryeministër: Ftesë LDK-së për koalicion







