Më tej është evidentuar një rritje maksimale të angazhimit të Antidrogës, ku gjatë 3-mujorit të katërt ku evidentohet rreth 40 për qind rritje e numrit të referimeve. U përmendën operacionet “Mjegulla 1 & 2", në Shëngjergj dhe Zall-Bastar. Strukturat kundër trafiqeve të paligjshme, kanë pasur rritje me rreth 60 për qind të numrit të referimeve. Në Luftën Kundër Korrupsionit ka pasur 50 për qind më tepër rritje rezultatesh gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2013, në raport me periudhën e mëparshme të po këtij viti. Më tej Çipa përmendi operacionin “Fund Marrëzisë”, gjatë të cilit u sekuestruan 1541 makineri.
Gjatë vitit 2013 kanë ndodhur 33 vrasje, nga të cilat janë zbuluar 26, ku në 3-mujorin e fundit kanë ndodhur vetëm 3 vrasje. Ulja e numrit të vrasjeve në 3 mujorin e fundit të vitit ka edhe shkak angazhimin maksimal të strukturave policore për parandalimit duke evidentuar e trajtuar me profesionalizëm çdo konflikt, apo mbajtur në kontroll personat me precedentë kriminal. Vjedhje banesash kanë ndodhur 404 raste, ndërsa për zbulimin e ngjarjeve të vjetra të pa zbuluara, janë rifilluar dhe dokumentuar gjithsej 117 ngjarje të tilla.
Po kështu gjatë vitit analizues janë kapur gjithsej 512 persona të shpallur në kërkim, ose 32 persona më shumë se gjatë vitin 2012. Është standartizuar nga të gjitha shërbimet e policisë masa e arrestimit në flagrancë ndaj përdoruesve të mjeteve në gjendje të dehur dhe pa dëshmi aftësie, si një masë që ka dhënë rezultate shumë pozitive në parandalimin e aksidenteve me pasoja të rënda. Gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2013, janë arrestuar në flagrancë 185 shtetas.
Gjatë muajit Nëntor-dhjetor 2013 është zhvilluar nisma e policimit mbi shpërndarjen e kartëvizitave nga Specialistët e Policisë në Zona për qytetarët, bizneset, etj. Vijon programi sensibilizues për efektet negative nga përdorimi i substancave narkotike, në të gjitha shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit. Janë plotësuar 665 kërkesë padi për mbrojtjen e viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare.
Çipa tha se disa prej prioriteteve gjatë vitin 2014 do të jenë: Rritja e cilësisë së shërbimit të Policisë së Tiranës në zbatim të filozofisë së Policimit në Komunitet, forcimi i partneritetit polici-komunitet, me fokus të rinjtë duke ndërtuar nje infrastrukturë komunikimi kryesisht online me anë të “facebook”, por dhe të një ëebsite, i cili veç komunikimit të projekteve apo ngjarjeve më të fundit, do të ofrojë mundësinë e denoncimeve, forcimi i luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme e veçanërisht të qënieve njerëzore e narkotikëve, korrupsionit në nivele të larta, etj.
(Në foto: Tabela me krimet e ndodhura gjatë vitit 2013)
Shkrimi u publikua sot (19.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)