Denoncimi, anglezja gënjeu
policia: Nuk u përdhunua

Denoncimi, anglezja gënjeu<br />policia: Nuk u përdhunua
TIRANË - Denoncimi për përdhunimin e një anglezeje në tualetin e një lokali në Tiranë duket se ka qenë i rremë.

Të paktën këtë konkluzion kanë nxjerrë në pah hetimet e policisë, që kanë arrestuar të dyshuarin Muhamet Mullaj, kushëriri i të dashurit të anglezes, i cili u denoncua nga e huaja.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku policia ka rindërtuar të gjithë skenën e krimit, duke ngritur dyshimet se vajza është frikësuar nga i dashuri dhe ka pretenduar që kushëri i tij, ka tentuar ta përdhunojë. 

Ky fakt sipas burimeve të policisë është përforcuar edhe më tepër edhe nga fakti se nga deklarimi i anglezes, janë vërejtur luhatje dhe pasiguri në deklarimet e saj. Sipas burimeve të policisë, gruaja 27 vjeçare nënë e tre fëmijëve, fillimisht ka pretenduar se kishte qenë e ulur në tavolinë bashkë me të dashurin e saj dhe kushëririn e këtij të fundit, ndërsa për disa orë ata kishin pirë së bashku dhe kishin qëndruar në lokal.

Më pas kishte shkuar në tualet, por pak minuta më vonë, kishte mbërritur Muhamet Mullai, i kushëriri i të dashurit të saj që i kishte kërkuar me forcë të zhvishej dhe të kryente marrëdhënie seksuale me të. Mirë po kur hetuesit kanë insistuar për të rrëfyer nëse ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, apo nëse Mullai, e kishte kërcënuar ajo është lëkundur herë pas here në deklarimin e saj, ndërsa më pas ka pranuar se kushëriri i Mariglen Xhepos, që është i dashuri i saj e kishte detyruar pak në fillim, por se më pas marrëdhënia kishte qenë normale.

Shkrimi u publikua sot (26.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania