TIRANË - Një 41-vjeçar me inicialet A.L ka përfunduar në pranga pasi bashkëshortja e tij e kallëzoi për abuzim seksual më të bijën e mitur 12 vjeçare. Sipas denoncimit pretendohet se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2009 dhe vetëm tani është bërë e njohur për organet e policisë.
Deri më tani mësohet se kallëzimit të bashkëshortes i është bashkuar edhe dëshmia e viktimës së pretenduar ndaj të cilës është kryer abuzimi seksual. Aktualisht ajo është 18 vjeçe dhe mbetet në dorën e hetuesve të zbulojnë vërtetësinë e ngjarjes shokuese.
Ngjarja
Denoncimi i 18 vjeçares është bërë dy muaj pasi ajo ishte fejuar me një djalë nga Mallakastra, emigrant në Greqi, me të cilin aktualisht është e ndarë. Pas natës së parë të dashurisë mes tyre, i fejuari kishte konstatuar se vajza nuk ishte e virgjër dhe pikërisht për këtë arsye i ka kërkuar edhe llogari vajzës. Ndërkohë, pas këtij konstatimi, vajza është detyruar t’i tregojë së ëmës se gjashtë vite më parë, në vitin 2009, babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të. Pas rrëfimit të vajzës, nëna e saj ka vendosur të denoncojë në komisatiatin e policisë së Kamzës, ngjajes e së bijës. Të dyja së bashku kanë rrëfyen historinë përpara oficerëve të policisë, të cilët më pas bënë të mundur edhe arrestimin e tij.
Gjithashtu, mësohet se babai kishte abuzuar me vajzën e tij, kur ajo kishte qenë vetëm 12 vjeçe, ndërsa e ëma nuk ndodhej në shtëpi, pasi kishte shkuar në varrimin e nënës së saj. Më tej ajo ka shtuar se babai i saj pinte alkool dhe ishte i dhunshëm me të. Po ashtu, sipas të njëjtave burime mësohet se kjo nuk është hera e parë që 18 vjeçarja është abuzuar seksualisht nga babai i saj. Ndërkohë, sipas burimeve, mësohet se 41 vjeçari A.L., në momentin e arrestimit ka qënë duke pirë në një lokal në afërsi të banesës së tij. Gjithashtu, bëhet me dije, se ky shtetas në deklaratën e tij nuk ka pranuar që kjo ngjarje të jetë e vërtetë. Vetë 41 vjeçari është shprehur në polici se denoncimi që vajza dhe bashkëshortja e tij kanë bërë, nuk janë aspak të vërteta.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO