Qentë endacakë po transportohen me furgona nga qytetet drejt zonave rurale, denoncojnë banorët e Dhërmiut, të cilët shprehin shqetësim për rrezikun që u kanoset edhe jetës së të moshuarve apo personave me aftësi të kufizuara.
Sipas banorëve, të cilët dërgojnë edhe këto pamje në Report TV, tufat e qenve të uritur endacakë, kanë sulmuar edhe stanet e bagëtive.
Pamjet vijnë nga stani i familjes Nazer Sakaj, i cili denoncon se rreth orës 03.15 të mëngjesit të sotëm, qentë i kanë sulmuar bagëtitët dhe për pasojë kanë ngrodhur rreth 50 krerë dele. Sipas tyre, edhe vetë pronarët e stanit kanë rrezikuar jetën.
Në këtë denoncim, familja Sakaj, thotë se blegtorie është i vetmi burim jetese për ta dhe se e gjithë tufa e deleve dhe dhive është e matrikulluar dhe e pajisur me NIPT.
Komente









/QYTETAR/,i ke rene pikes-/Turizem si ne Afganistan/! T'i eutanazosh,nuk mendoj se eshte e drejte,por ama dhe te lihen te livadhisin te lire duke krijuar nje imazh te shemtuar edhe kjo eshte e papranueshme.Une dyshoj nese me te vertete jane sterilizuar,vaksinuar,apo matrikuluar te gjithe?! A mos valle ka shperdorim,apo pervetsim fondesh per kete problem,pa bere punen?! S.d.q edhe pronaret e staneve,barinjte e blektoret nuk jane pa faj ne kete histori.Sot ishte qeni,por neser mund te jete ujku,ariu,rreqebulli,cakalli.Nuk mund te vazhdojne te mbajne bagetite ne ato kushte,ne ato lloj stanesh arkaike qe nuk jane te pershtatshme as per mireqenien e bagetive nga dita ne dite,jo me te flasim per sigurine e tyre nga egersirat.
PërgjigjuInstitucion ligj anti qen keshtu ndalohen qen 3 km nga qendra e qytetit (qen endacak) , rritje taksa per biznes qensh
PërgjigjuSkandalet me qentë vazhdojnë te shtohen. Po përhapen parazitoza te ndryshme qe kalojnë tek njeriu..(askaridet,zgjebje,leshmaniozë e tj)..Levizin diten duke shoqëruar grupet e huaja turistike te cilat nje sy e mbajte me pamjet dhe tjetrin nga qente(Turizëm si në Afganistan).Naten qytetarët nuk guxojnë te levizin te vetem sepse rrezikojnë te përfundojnë ne dhembet e qenve.. Me dhjetra Jane kafshuar nga ta.NUK ESHTE ZGJIDHJE MATRIKULLIMI DHE STERILIZIMI I TYRE ,SEPSE JANE SHTUAR SE TEPERMI DHE ESHTE E PAMUNDUR TE NDIKOHET MBI TA.NDERKOHE QE PO SHKELET SHENDETI I NJEREZVE , PRIMARE MBETET ZHDUKJA E TYRE. NDERKOHE nga t'a po infektohen dhe kafshët shtepijake qe shetisin ne ambjentet e pushtuara ngs qentë. URGJENT TE MERREN MASA SE DHE TEK NE VIJNE MAKINA QE LESHOJNE QEN NGA RRETHET E TJERA.
Përgjigju