Denoncimi i deputetës së PD: Në QSUT s’ka shtretër, pacientët 10 ditë në pritje për t’u operuar

Denoncimi i deputetës së PD: Në QSUT s’ka shtretër, pacientët 10 ditë në pritje për t’u operuar

QSUT

Deputetja e PD, njëherazi kryetare e komisonit parlamentar të Shëndetësisë, Albana Vokshi thotë se mungesa e shtretërve në QSUT ka bërë që të shtyhen ndërhyrjet kirurgjikale te pacientët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vokshi thotë se një qytetar ka 10 ditë që pret në QSUT për të operuar babain për shkak të mungesës së shtretërve. 

Postimi i Albana Vokshit: 

Shëndetësia falas!

Prej 10 ditësh pret një qytetar në pavionin e urologjisë në QSUT për të operuar babain. Ndërkohë që gjendja e të atit përkeqësohet vazhdimisht, stafi i QSUT e lë duke pritur me arsyen banale se nuk ka shtretër, apo me urdhër nga “lart” për pezullimin e të gjitha operacioneve. Pamjet që vijnë, tregojnë për radhë të mëdha qytetarësh, që presin me orë e ditë të tëra për t’u operuar.

Shëndetësia “e rilindur” e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut po iu kushton çdo ditë shqiptarëve shëndetin dhe jetën e tyre. Prandaj, me 16 Shkurt qytetarët duhet të ngrihen për t’i dhënë fund eksperimenteve të kësaj qeverie me shëndetin e tyre dhe të afërmve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër