Denoncimi i kryebashkiakëve, Alibeaj: Kemi edhe 7 raste! 'Venecia'? Meta tejkaloi kompetencat, por s'e shkeli ligjin

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e emisionit '5 Pyetjet nga Babaramo' deklaroi se Komisioni i Venecias ende nuk ka thënë fjalën e fundit dhe për këtë duhet pritur, pasi raporti që doli në media është paraprak.

"Ky është draft paraprak, momenti final mund të pësojnë ndryshime dhe korrigjime. Nuk ka pasur shkelje Kushtetuese. Ka një dallim mes fjalës tejkalim dhe shkelje. Shkelje do të thotë se një dispozitë kushtetuese ta kesh bërë të kundërtën, ndërsa tejkalim është që të kesh mbajtur një zgjidhje alternative me atë që ka qenë zgjidhje e mëparshme. Tejkalimi në vetvete nuk është shkelje.

Kjo është e vërtetë që ka një spostim nga 30 në 13, nga qershori në tetori në të njëjtin vit. Dokumenti thotë se nuk ka shkelje nga Presidenti dhe se nuk është në kushtet komisioni hetimor dhe as Kuvendi për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta" tha ai.

Enkelejd Alibeaj paralajmëroi se PD-ja disponon informacion për të shkuar të dyshimtë edhe për shtatë raste të tjerë si tre kryebashkiakët që u denoncuan deri tani; Valdrin Pjetri (i dorëhequr), Agim Kajmaku dhe Mark Babani (në verifikim).  "Ka edhe të tjerë. Nuk ka asnjë armëpushimi. Rastet do të bëhen publike sipas rastit. Janë rreth 10 raste në total. Mund të pasurohen dhe më tej. Vijnë indicie dhe të dhëna, por edhe ne duhet të sigurohemi për vërtetësinë e informacionit. Rastet e tjera? Janë me të njëjtën bazë dhe të dhëna si të tjerat" tha ai.  

"Nuk ka për të pasur negociata underground. Ne kemi kërkuar zgjedhje në një ditë, të përgjithshme dhe lokale" tha ai përsa i përket lajmeve se mund të ketë një tjetër marrëveshje mes palëve. Por duke u ndalur te reforma zgjedhore që mund të çelë dialogun mes palëve, ai tha se tha se ndërkombëtarët nuk e kanë rrëzuar propozimin e PD-së, pavarësisht se e vërteta është e kundërt. "I vetmi që e hodhi poshtë është Edi Rama. Ne kërkojmë ndërkombëtarët. Pse për atë në drejtësi thoshte se e firmos pa e lexuar, po sot pse jo?" tha ai.

Por si do të vijojë aksioni opozitar? "Djegia e mandateve ishte një sjellje që nuk më kishte shkuar në mendje. Do të ketë protesta. Po! Por deri në 18 tetor jo. Shpresoj që të mos ketë protesta, pasi në do të plotësohen kushtet nuk ka nevojë për protesta. Por do të kemi prapë protesta" përfundoi ai.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë