Denoncimi i LSI-së: Një i dënuar për vepër të rëndë penale rivlerëson banesat e dëmtuara nga tërmeti në Vorë, shtëpinë e xhaxhait të kryebashkiakut e vlerësoi nga DS1 në DS5

Denoncimi i LSI-së: Një i dënuar për vepër të rëndë penale rivlerëson banesat e dëmtuara nga tërmeti në Vorë, shtëpinë e xhaxhait të kryebashkiakut e vlerësoi nga DS1 në DS5

Selia e LSI-së

Vojo Bregu, koordinator i LSI-së në Vorë, thotë se një i dënuar për një vepër të rëndë penale, rivlerëson rivlerëson banesat e dëmtuara nga tërmeti në Bashkinë e Vorës.

Në një deklaratë për mediat, Bregu tha se shtetasi Durim Ibrahimi i emëruar së fundmi në postin e këshilltarit të kryetarit të bashkisë së Vorës, rezulton person i dënuar me vendimin penal të formës së prerë numër 24/46, datë 21.09.2017 për veprën penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake’.

Bregu i cili ka publikuar edhe dokumentat, tregon se Durim Ibrahimi, është caktuar nga kryetari i Bashkisë së Vorës, Gentian Picari dhe si anëtar i komisionit të rivlerësimit të dëmeve nga tërmeti.

‘Ky është dhe dokumenti që tregon që shtetasi Durim Ibrahimi, një person me precedentë penalë, jo vetëm shkel ligjin duke marrë një funksion publik por ka dhe kompetencën të vlerësojë dhe rivlerësojë dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.- tha Bregu.

Më tej Vojo Bregu thekson se punën e rivlerësimit të dëmëve, Ibrahimi e ka nisur nga banesa e xhaxhait të kryetarit të Bashkisë, zotit Sherif Picari, të cilit nga DS1 ja ka kaluar në DS5.

‘Në vlerësimin e parë, banesa e shtetasit Sherif Picari është vlerësuar në nivelin e dëmtimeve DS1. Sipas këtij niveli bazuar në VKM-në përkatëse, zoti Picari do të merrte maksimumi 1 milionë lekë të vjetra. Por pas rivlerësimit të bërë nga Durim Ibrahimi, banesa e shtetasit Sherif Picari çuditërisht, ka kaluar në nivelin DS5.  Ky kapërcim i paligjshëm i jep mundësinë zotit Sherif Picari që nga 1 milionë lekë të vjetra, minimalisht të përfitojë 24 milionë ose maksimalisht 34 milionë të vjetra, bazuar në sipërfaqen e banesës, gjithmonë sipas VKM-së përkatëse.’- tha Bregu.

Bregu i bën thirrje SAPK që të fillojë menjëherë hetimet për këtë rast sipas tij të faktuar, pasi ky nuk është rasti i vetëm në Bashkinë e Vorës.

‘Ne kemi denoncuar dhe ju sigurojmë që do të vijojmë të denoncojmë çdo rast abuzimi, në mënyrë që çdo qytetar të dëmshpërblehet në vlerat reale të dëmeve që ka pësuar dhe jo sipas lidhjes fisnore me kryetarin e bashkisë.’- tha Bregu.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja