Një nënë e revoltuar ka vendosur të ndajë me ne të Shqiptarja.com, ngjarjen e rrëzimit të djalit të saj në një gropë në qendër të Tiranës. Në rubrikën “Raportoni ju” ajo ka vendosur të denoncojë “ngjarjen e turpshme e të pashembullt” siç e quan ajo që i ndodhi djali të saj vetëm 4 vjeç, mbrëmë në darkë në bulevardin e kryeqytetit tonë. 

Ishte ora 20:00, - tregon nëna – kur unë bashkë me bashkëshortin e tim bir kishim dalë për një akullore, por ndërkohë që Taulanti , djali im 4 vjeçar vraponte në trotuarin e Kuvendit, bie në një nga gropat e shumta të këtij trotuari dhe pëson trauma në këmbën e djathtë!”, shkruan nëna teksa përshkruan pllakat e xhamit të cilat ndodhen përpara trotuarit të kuvendit, të thyera dhe sjell në redaksi këtë fotografi.
denoncim
Këmba e një fëmije mund të bie fare lehte aty”, shkruan më tej ajo teksa shton se djali i saj doli për të ngrënë një akullore dhe përfundoi në spital. 

Bashkëshorti im i revoltuar donte të fliste me dikë të Bashkisë e ti kërkonte llogari...por i thane që mund t’i gjente të gjithë tek selia e PD-së edhe kryetarin madje!” shkruan më tej gruaja.

Ajo e mbyll letrën e saj duke kërkuar që kjo ngjarje të bëhet publike pasi siç thotë ajo është e turpshme që në kryeqytetin e një shteti kandidat për në BE, një fëmijë 4-vjeçar të rrezikojë dhe humbasë në gropat e bulevardit. “Ju lutem, denonconi në median tuaj këtë gjë sepse është e turpshme që në kryeqytetin e një shteti kandidat për në BE, një fëmijë 4-vjeçar të humbasë në gropat e bulevardit”, shkruan ajo e indinjuar.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)