Denoncimi i oficerit, kryebashkiaku i Krujës: S’e njoh, kam fakte që nuk kam qenë në komisariat

Denoncimi i oficerit, kryebashkiaku i Krujës: S’e njoh, kam fakte që nuk kam qenë në komisariat

Artur Bushi

N/komisari Emiljano Nuhu denoncoi dje se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Ai akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

Por, kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, ashtu si edhe deputeti Rraja dhe kreu i grupit të PS, Balla e hedh poshtë akuzën e oficerit. Në një prononcim ekskluziv për gazetaren e Report Tv, Esiona Konomi kryetari i bashkisë së Krujës thotë se nuk e njeh oficerin, nuk ka qenë në komisariat në momentin që thotë Nuhu dhe për këtë, sipas tij ka prova, pasi janë kamerat e sigurisë.

Nuk e njoh oficerin në fjalë. Nuk i di emrin nuk e kam takuar kurrë. Njëkohësisht, as që bëhet fjalë që të kem qenë në ambientet e rajonit të policisë së Fushë Krujës, as vetëm e as bashkë me ato që oficeri apo ish oficeri tani pretendon. Garantoj se kjo shpifje e qelbur do të hidhet poshtë me fakte, pasi rajoni policor ka kamera dhe nëse unë do të kisha qenë do të isha filmuar. Është në ngarkim të organeve kompetente të verifikojnë kamerat dhe të provojnë se e gjithë kjo është një shpifje e madhe.

Artur Bushi

N/komisari Emiljano Nuhu deklaroi se u kërcënua prandaj u arratis nga Shqipëria në datë 13.09.2018 duke braktisur detyrën, ndërsa nuk dorëzoi sipas procedurës standarde armatimin dhe materialet operative. Ai kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës dhe në datë 15 shtator 2018 ka udhëtuar me avionin e linjës Prishtinë–Verona, ndërsa më pas është larguar, sipas gazetarit Artan Hoxha në drejtim të Zvicrës duke u pajisur me dokumente azili.

Por ashtu sikur u shpreh sot Rrahja, edhe Taulant Balla deklaroi dje se nuk ka qenë kurrë në komisariatin e Fushë-Krujës aq më pak të ketë kërcënuar policin. Ai tha se ndaj policit që ka dëshmuar për Bashën duke shpikur, por edhe ndaj të tjerëve do depozitojë kallëzim penal, për shpifje të rënda. Balla sqaroi se në datën që polici pretendon që Balla ta ketë kërcënuar në komisariat, ai ka qenë në aktivitete të tjera të PS.

Ndërkohë që në një intervistë ekskluzive mbrëmë për drejtorin e Informacionit në Report Tv, Muhamed Veliu, vajza Xhisiela Maloku mohoi të gjitha pretendimet e ish-oficerit të policisë. Ajo tha se ka tërhequr kallëzimin në polici sepse ndihej e ngarkuar emocionalisht dhe se e kishte zgjidhur mosmarrëveshjen me Rexhep Rrahjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari