Dosja e djalit të deputetit, Hoxha: Zagani ndihmoi Nuhun të arratiset në Zvicër (FOTO)

Në zhurmën e krijuar ditën e djeshme me akuzat dhe kundërakuzat për rastin e denoncimit të ish-policit, Emiljano Nuhu, gazetari i Report Tv, Artan Hoxha hedh më shumë dritë për atë që po ndodh dhe arsyet. Hoxha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një foto të Emiljano Nuhut së bashku me ish-oficerin Dritan Zagani në Zvicër. Ai thotë se Nuhu ka kërkuar azil në Zvicër, aty ku ndodhet edhe Dritan Zagani, ndërsa hedh dyshime sesi ka arritur kaq shpejt atje, madje të pajisjet me dokumente qëndrimi azilanti dhe çfarë i lidh bashkë.

Artan Hoxha ka publikuar dy foto, njërën ku shfaqen Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu, të fotografuar së bashku në Gjenevë të Zvicrës dhe e dyta dokumentet e qëndrimit në Zvicër, të familjes së nënkomisarit Nuhu, Emiljanos, bashkëshortes së tij dhe fëmijës, të lëshuara në Gjenevë.

Gazetari Hoxha ka edhe një mesazh për Zaganin, teksa i thotë se e ka mbështetur në denoncimin kundër narkotrafikut por në sajesat dhe mashtrimet alla Babale, sikur i cilëson ngjarjet e fundit, nuk e ndihmon dot. ‘Dritan Zagani të kam mbështetur në denoncimin kundër narkotrafikut por në sajesat dhe mashtrimet alla Babale, nuk të ndihmoj dot. Shijojeni azilin dhe lëreni militantizmin politik se sajesat dhe mashtrimet dalin shumë shpejt....’ thotë Hoxha.

Emiljano Nuhu u largua nga Shqipëria në datë 13.09.2018 duke braktisur detyrën, ndërsa nuk dorëzoi sipas procedurës standarde armatimin dhe materialet operative. Ai kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës dhe në datë 15 shtator 2018 ka udhëtuar me avionin e linjës Prishtinë–Verona, ndërsa më pas është larguar, sipas gazetarit Hoxha në drejtim të Zvicrës duke u pajisur me dokumente azili.

Ai denoncoi se u largua, pasi u kërcënua me armë nga vëllai i deputetit të PS, Rrahman Rrahja në prani të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe kryebashkiakut Artur Bushi, për të mbyllur dosjen e djalit, i akuzuar për përdhunimin e Xhisiela Malokut, por vajza në një intervistë ekskluzive mbrëmë në Report Tv mohoi gjithçka duke deklaruar se polici gënjen.

Por kush është Dritan Zagani? Ish-­oficeri i antidrogës Dritan Zagani trazoi ujërat e politikës shqiptare para tre viteve duke akuzuar krerët e policisë shqiptare dhe ish-ministrin Tahiri si të lidhur me krimin. Ai u arrestua në Fier së bashku me gjashtë persona të tjerë, ndërsa u akuzua për shpërdorim detyre. E ndërsa gjykata e Apelit të Vlorës e la në arrest shtëpie, ai u arratis në Zvicër duke kërkuar azil.


STATUSI I PLOTE I GAZETARIT TE REPORT TV ARTAN HOXHA
Pergjigje e munguar per Dritan Zaganin....

Ke dy dite rresht qe pa asnje arsye ke sajuar dhe publikuar te paverteta ne adresen time, pa ruajtur asnje lloj etike njerezore. Per me teper,kur s'te kam lene asnje motiv ty personalisht, kur te kam mbeshtetur, perkrahur dhe dale ne mbrojtje per nje kauze te drejte.

Gjykova se denoncimi yt ishte nje kontribut ne luften kunder narkotrafikut dhe korrupsionit shteteror, te cilen une e kisha denoncuar perpara gjithkujt tjeter dhe me shume se askush tjeter duke rrezikuar jeten time ne plantacionet e narkotrafikut mbjelle me leje te rilindjes. Por mesa duket militantizmi politik ta ka erresuar gjykimin duke me ngaterruar dhe mua me nje militant politik. Je komplet gabim, jam po ai qe kam qene gjithmone pa bere asnje kompromis me te verteten dhe profesionin tim...
.....
Ne mbrojtje te se vertetes po te them se kjo eshte histori e sajuar dhe do publikoj fakte ashtu sic publikova sot ne mbremje ne Opinion. Nuk me intimidoni dot as ti dhe as cdo militant tjeter qe eshte sulur sot per te me kercenuar. Gazetaret profesioniste nuk ndahen ne tanet dhe te kundershtarit sipas interesit te momentit...

Meqe jemi te faktet dhe e verteta!

Dritan Zagani, une jam ai qe denoncoj dhe flas vetem me fakte. Me qe po kembengul forte se je zhgenjyer dhe te dukem ne mbrojtje te nje qeverie paudhesite e seciles i denoncoj perdite, po te bej disa pyetje:

A je ti ne kete foto dale ne Zvicer, bashke me nenkomisarin "hero" Emiljano Nuhu?

Si ka mundesi qe polici i larguar ilegalisht nga Shqiperia ndodhet kaq shpejt ne shoqerine tende ne Zvicer?

Cfare ju lidhi bashke?

A E KE NDIHMUAR TI NENKOMISARIN TE PAJISET ME DOKUMENTA QENDRIMI TE AZILANTIT NE ZVICER ?

Dritan Zagani te kam mbeshtetur ne denoncimin kunder narkotrafikut por ne sajesat dhe mashtrimet alla Babale, nuk te ndihmoj dot. Shijoeni azilin dhe lereni militantizmin politik se sajesat dhe mashtrimet dalin shume shpejt....

Ne foton e pare:

Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu, te fotografuar sebashku ne Gjeneve te Zvicres.

Ne foton e dyte:

Dokumentat e reja te qendrimit ne Zvicer, te familjes se nenkomisarit Nuhu, Emiljanos, bashkeshortes se tij dhe femijes, te leshuara ne Gjeneve...

Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu, te fotografuar sebashku ne Gjeneve te Zvicres

Dokumentat e reja te qendrimit ne Zvicer, te familjes se nenkomisarit Nuhu, Emiljanos, bashkeshortes se tij dhe femijes, te leshuara ne Gjeneve...

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 27/09/2018 22:14

    Fredi ZGJEBSI qenka gjalle akoma!?! Fredi ZHAPIKU qe nuk e duan as ato qe e kane ne shtepi?!! Fredi ZORRAXHIU i ben Avokatin ZAGARIT (Zaganit) te KRIMIT , qe ju Sekuestronte DROGEN Fshatareve te Babices dhe Tragjasit ne VLORE dhe ja u jepte BANDAVE dhe KRIMINELEVE te PDsë në shkëmbim të €UROVE dhe DOLLARËVE ! Ky ështe ai Zagani Zagari që mbron Fredi SHURRAQI që fle akoma me Bebelina Fëmijësh ! Fredi i ZI nga KOMBINATI i Tiranës , që ngjan si Lagjet e ZIMBABUES në Afrikë na hiqet sikur është Qytetar dhe bën sikur i di të gjitha ! Hahahahaha! Fredi K O K Ë L O Q J A. O Fredi LAPANJOZI shumë shpejt Zaganit të KRIMIT do ti ANULLOHET AZILI dhe do ti fusin "Fshesën" në B.thë , sepse Shteti ZVICERAN ka bërë gati 1 VIT INVESTIGIM për atë Çështje , biles do EKSTRADOHET dhe do shkojë në BURG për KRIMET që ka kryer , kur ishte në Komisariatin e FIERIT .

    Përgjigju
  • bledi 1: 27/09/2018 15:30

    babale 2 azilin keta legenat e marin duke then qe partia PD i ka kercenuar me bere deklarime te rreme. po u kthyen mbrapa do vriten nga banditet e PD. qe te fitohet azili politik duhet te rrezikohet jeta ne vendin e ardhjes.

    Përgjigju
  • Populli: 27/09/2018 10:57

    Babalet e sali kriminelit,kane mjafte gjera te perbashketa!paguhen qe edhe te shpifin ca se keshtu do mari pushtetin lulushi.

    Përgjigju
  • Fredi: 27/09/2018 10:00

    I shitur, delenxhi dhe ne sherbim te bandave. Kush ti dha keto foto Safet Bajri? E perbashketa e ketyre ish policeve eshte se te dy kane rene viktima te krimit qe mbrohet nga pushteti, ndersa e jotja dhe e nje koleges tende eshte se asaj i qelluan shtepine ku rrinin femijet me automatik. Ndersa ti je aq i pasur sa nuk leviz asnje dite me te njejten makine deklaron.

    Përgjigju
    • Fredi KËRRMA: 27/09/2018 21:02

      O Fredi ZGJEBARAKU po shko ore Mjekohu sepse na fëlliqe Forumin këtu tek Shqiptarja.com! Artan Hoxha lëviz gjithë kohën në këmbë dhe Nuk ndërron makina O RRJEPACUK pa Palcë Kurrizore ! Je me Sëmundje BIPOLARE të Pashërueshme , prandaj i bëj thirje Gazetarëve të Shqiptarja .com , që të mos ja ekspozojnë mezazhet e këtij MALUKATI DitëZI me emrin Fredi Kokëloqja.

  • Tini: 27/09/2018 09:04

    Qeveria shqiptare , me keti qe po ndodhin me ish oficer policie militant , qe mashtrojne me akuza te rreme , per te marre azil politik , duhet te thrras ambasadorin e shtetit mik zvicerran, dhe ti kerkoj aresyen pse vepron keshtu me njerez qe duhet te jene ne banken e te akuzuarve per mashtrim . Keto nuk duhet te pranohen , se beser do hapet rruge per qindra kriminel qe abuzihne me detyren . Zvicrra duhet te perkrah drejtesine shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë

Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë