Denoncimi i qytetarit Ardit Klima, mjekët e spitalit të Fierit në protestë: Pacienti ishte agresiv! Ka ushtruar dhunë ndaj mjekëve

Ditën e sotme bluzat e bardha të spitalit të Fierit janë ngritur në protestë në lidhje me rastin e publikuar disa ditë ma parë ku qytetari Ardit Klima ka denoncuar në një emisionin investigativ  dhunën që sipas tij mjekët e këtij spitali kishin ushtruar ndaj tij.

Dy mjekët që akuzohen janë Enver Halili dhe Ndricim Kallashi të cilët kanë sqaruar në prani edhe të kolegëve të tyre të gjithë incidentin e ndodhur.

"Jam doktor Enver Halili. Nuk e kam menduar asnjëherë se do isha në këtë situatë të vështirë. Dua ti kërkoj falje Ndricim Kallashit sepse ai është përfshirë në këtë situatë vetëm për të mbrojtur jetën time ndaj një kërcënimi. Zoti Ardit Klima ka qenë shantazhues provokues gati çdo ditë në spital jo vetëm me mua por me të gjithë. Ka qenë një moment ekstrem ndaj të cilit gjithkush mund të reagonte më keq. Prej 1 muaji vinte në spital. PO ai ka ushtruar dhunë ndaj meje, verbale dhe më pas fizike. Është denoncuar në polici sjanë bërë gjërat me kohë. Policia e ka marrë një ditë më parë në dy raste e ka shoqëruar por e ka liruar. Vetë viktima si duket me paramendim ka bërë stimulime të tepërta. Duke kapur dhe elementin që përmendi doktor luli ku ulërimat nuk përputheshin me atë që çka ndodhte realiasht", tha mjeku Enver Halili.

"Kam qenë në derën e sallës kam vënë re që është afruar ai që me fjalë të egra i ka kërkuar të shkojë të shohë një pacient. Doktori i tha që se shoh nëse nuk del ti nga ky ambietn në ato momente e ka kapur nga bluza e bardhë doktorin dhe e ka goditur. Ushtronte dhunë mbi të gjithë personelin. Nëse ai emision ka një audio ne kemi video se çfarë ka ndodhur në spital. Ai na drejtonte dhe ne ishim të pambrojtur", tha mjeku Ndricim Kallashi.

"Unë si mjek prej 38 vjet pune asnjëherë sjam përfolur për dhunë fizike, ku përmendem o luli të njoha dhe përmendem nga emisioni Stop. Në fund të ngjarjes dëgjova zhurma ulërima dhe kur u futa brenda ulërimat ishin të pajustifikuara. Kur u futa brenda po ulërinte Arditi. I thashë Ardit qetësohu dhe ngaqë smë kthehu përgjigje nuk foli më. Kur u ngrit në këmbë ai tha nluli të njoha, si situatë ishte 2 ose 3 minuta. Policia erdhi menjëherë dhe e mori. Unë kaq pashë. Policia erdhi menjëherë dhe e mori. Tani unë kaq pashë që ai përpiqej të shpëtonte dhe lëvizte, ishte shumë i agjituar. gjej një pacietnt të thotë se doktor Enveri dhe Ndriçimi na kanë sulmuar, nuk gjen", tha një prej mjekëve.

"Prokuroria të shikojë audions epse ëhstë e manipuluar, sekuescat e fundit janë vënë në mes dhe të mesit në fund. Shprehja që i thotë bëja vetë insulinën paraprihet nga fjalët që ke fyer dhe kërcënuar infermieren dhe e kanë hequr këtë shprehje", shtoi një tjetër.

"Ky person e ka goditur doktor Enverin në prani të hallës dhe të burrit të hallës së tij. Nuk është ushtruar dhunë është bërë vetëm neutralizim. Nuk është mirë që poara medieve dhe ne të tregojmë çfarë është bërë me trupin tonë".

"Nëse kolegët tanë pezullohen unë i pari do jap dorëheqjen do lë punën, sepse smundemi të punojmë në këtë lloj dhune dhe shteti nëse na sjellë në punë të na dalë për zot".

 Ky rast është denoncuar në polici dhe në drejtorinë e spitalit Fier por gjërat nuk janë bërë në  kohë.

"Policia brenda ditës e ka ndaluar 2 herë dhe e ka lëshuar 2 herë. Drejtoresha e thërret në polici dhe i thotë se do ta zgjidh unë punën e ilaçeve.Ai ka qenë i irrituar".

Madje pjesë e protestës ishin dhe dy qytetarë pacientë të cilët kishin qënë tek e njëjta dhomë ku  Klima kishte babain. Ata shprehen se reagimet e tij nuk ishin normale. Gjithashtu mjekët e pranishëm ka thënë  se ky rast është denoncuar dy herë në polici por që nuk kanë marrë asnjë përgjigje teksa ka shtuar se kanë një video të cilën do ja vendosin në dispozicion organeve kompetente për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Ditën e sotme bluzat janë sensibilizuar me kolegëe e tyre të cilët nëse pezullohen nga puna do të ketë përsëri reagime ndaj kërkojnë mbeshtetje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/05/2021 22:24

    Mendoj qe te dy palet jane fajtore.Nuk e di pse,sa kohe,dhe sa rende ishte ne spital babai i z. Klima,por reagimi i te birit ishte i pavend.Spitali dhe mjeket kane rregulla dhe vizitat qe bejne doktoret neper dhoma jane sipas rradhes dhe sipas rrezikshmerise se semundjes e jetes se pacientit.Ky zoteria u soll sikur babai i tij ishte i vetmi pacient,me i rendesishmi,me i rrezikuari dhe i gjithe spitali duhej t'i perkushtohej vetem atij dhe menjehere dhe te harrohej cdo gje e cdo pacient tjeter.Kaq u desh qe dhe mjeket te shperthenin,oret e gjata,te semuret me probleme,te afermit e tyre,gjithmone neper kembe,gjithmone me ankesa e kerkesa vend e pavend.Diku e dikush do te arrinte ne piken e thyerrjes dhe ja rezultati.Problem eshte shperndarja,perhapja dhe shpeshtesia e ketyre fenomeneve.

    Përgjigju
  • Fieri: 28/05/2021 19:47

    E kam shkruajtur edhe me perpara qe mjeket jan shtresa me e ulet e shoqeris ..po nuk me beson njeri..

    Përgjigju
    • Tirana: 29/05/2021 05:05

      Meqe mjeket jane shtresa me e ulet ne shoqeri, kur te semuresh shko te te mjekojn plakat e lagjes, person legen.

  • denada: 28/05/2021 17:25

    personi ne fjale ardit klima ka abuzuar edhe me femra, beni mire te investigoni me mire per kete kriminel

    Përgjigju
    • Zoti: 04/06/2021 01:21

      Denada me duket e beri ket gje personale. Beje akoma me personale denada. Veje veten ne pozicionin e Klimes e sikur te ishte babai jot si do silleshe, do e leje aty ne krevat ne meshir te fatit apo do luftoje per te deri ne fund. Se ca ka te bej kjo situat me arditin a me Fermat qe ai paska abuzuar nuk e di un. Apo mos ke ndonji histori me ket cun ti e gjete sebep te ankohesh.

  • O Dok...tor: 28/05/2021 17:14

    Aman mos jep dorheqjen si presidenti se na duhesh. Kush do na grabis paret ne pastaj?

    Përgjigju
    • Zoti: 04/06/2021 01:17

      Doktoret mendjen e kan te leket. As e cajn me per njeri. Nuk i ka ngel me ndjenja humanitare.

    • Ha ha: 28/05/2021 19:45

      Mjekët dhe infermierët duan para nuk ju interesojnë pacientët

  • Beth: 28/05/2021 16:30

    Mund te kete qene i dhunshem po me ate sjellje e fjalor ata nuk ishin mjeke

    Përgjigju
    • Ardit Klima: 30/05/2021 04:29

      Faleminderit per komentin. Ne asnje rast nuk kam qene i dhunshem. Kam qene i drejte, i vertete, sistematik, i perpikte ne orar dhe kurim. Babai 18 Prill ora 22.00 infarkt cerebral. Nje muaj e 3 dite pa gjume, ne kembe, 24 ore ne 24 non stop te koka e babait. Une ngjalle, doktoret dhe infermieret vdis. I vetem me babane kundra doktoreve kundra te gjitheve. Me respekt Ardit Klima.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!