TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet ish- deputetit Bardh Spahia ka hedhur akuza ndaj ministri të Bujqësisë, Bledi Çuçi se ka bërë një projekt për të rregulluar tarracën e ministrisë së tij me ambiente luksoze. Teksa ka publikuar disa foto, sipas të cilëve është projekti i hartuar, Spahia shkruan se ky është një tregues se si kjo qeveri në një kohë kur vendi është goditur ekonomikisht për shkak të COVID-19, e ka mendjen te shpenzimet e luksit.
"Duket e pabesueshme që në kohë pandemie, kur sipas deklarimeve zyrtare ka 33 mijë të papunë për shkak të pandemisë, familje të tëra në vështirësi serioze e të rrrezikuara për humbje punë në muajt e ardhshëm; ka biznese që janë mbyllur ose janë zhytur edhe më thellë në borxhe; ka fermerë e fshatarë të cilëve mbyllja nga pandemia u coi dëm prodhimet, kur sipas OKB jemi vendi me shpenzimet më të ulëta në kohë pandemie, të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm, sa të kryejë shpenzime të tilla luksi, sic duket ky projekt i realizuar për llogari të ministrisë së Bledi Cucit, për të patur ambiente luksoze relaksi në tarracën e ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural?
Nën modelin e Edi Ramës, që prej ditës së parë, që shkeli në zyrë nuk pyeti për shpenzime nga taksat e shqiptarëve për shijen e tij të kushtueshme, vijojnë edhe bashkëpunëtorët e tij! Lekët e shqiptarëve shkojnë për luks, për koncesione e PPP, një model që nuk ndryshon edhe pse vendi është zhytur në krizë të thellë financiare e shëndetësore! Të paturp e kampionë makutërie nën heshtjen e strukturave ligjzbatuese", shkruan Spahia.
Komente


O ju te PD-se ku e pate luksin ju nje strehe me 4 kolona druri???Jeni mesuar me fshatarllekun tuja dhe cdo gje e bukur ju duket luksoze.Shfrytezimi i tarracave ka vite qe aplikohet ne Bote.
PërgjigjuSkeni pare Oshee
PërgjigjuCfare lesh relaksi do kete ku vetem kantiere pallatesh, beton e smog te ze syri nga cdo kendveshtrim i kryeministrise.
PërgjigjuPse dëshironi liqene,male,pyje, në kryeqytet.?.
Ide shume e mire,edhe ministrite e tjera duhet ti bejne catite keshtu.
PërgjigjuSh bukur,ç'të keqe ka këtu?!
Përgjigju