Partia Demokratike ka denoncuar se zyra vendore e arsimit në Tiranë është vatër e mundshme e përhapjes së koronavirusit. Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi në Facebook ka publikuar disa foto, që tregojnë se prindërit qëndrojnë në radhë për të regjistruar fëmijet në shkollë. Vokshi thotë se ky është një dështim i ministres Besa Shahini, e cila nuk ka marrë masa për të mundësuar regjistrimin e fëmijëve.

" Zyrat Vendore të Arsimit - vatra të mundshme përhapje të COVID19!! Foto nga Zyra Vendore Arsimit, Tiranë. Prindër të detyruar të presin me orë në radhë për të regjistruar fëmijët në shkollë.

Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.

Ndryshimet në Kodi Penal dënojnë me burg cdo kënd që me qëllim apo nga pakujdesia përhap COVID19. Pse Prokuroria nuk vepron??", shkruan Albana Vokshi.

Postimi i Albana Vokshit ne Facebook