TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se i ka dhënë tender pa garë kompanisë së kryetarit të Bashkisë së Matit, Agron Malaj për sigurinë e shkollave.
Nëpërmjet zëdhënëses, Ina Zhupa, selia blu akuzon Veliajn se i ka dhënë një tender në vlerën e 3.4 mln euosh kompanisë së sigurisë në pronësi të Malaj jashtë kritereve ligjorë, edhe me tender fiktiv, pa garë, me ofertues të vetëm.
Zhupa shprehet se asnjë nga kompanitë që ishin në garë, nuk përmbushin kriteret e vendosura në tender, por pavarësisht kësaj, ato kanë shpallur fitues kompaninë e Malaj.
Deklarata e plotë
Veliaj i jep tenderin 3.4 milion euro për sigurinë në shkolla kompanisë së kryetarit te emëruar rilindas të bashkisë Mat, Agron Malaj, jashtë kritereve ligjorë, edhe me tender fiktiv, pa garë, me ofertues të vetëm dhe në vlerën limit!
Me datë 24 dhjetor 2019 Bashkia Tiranë ka zhvilluar proçedurën e prokurimit publik per “Shërbime të integruara sigurie për godinat, në institucionet e arsimit parashkollor e shkollor dhe institucionet e tjera të Bashkisë Tiranë” në një vlerë fondi 414.844.706 Leke ( 3.4 Milion Euro) Fitues i këtij tenderi është shpallur bashkimi kompanive “Global Security” sh.p.k, “ELEKTROSEK” sh.p.k , “PORT CONSTRUCTION” shpk me perfaqesues kryesore në tender kompaninë “Global Security” sh.p.k në një tender pa garë, ku ofertuesit e tjerë nuk paraqiten ofertë ose nuk paraqiten dokumenta, duke u future me qëllim për ti hapur rrugën fituesit. Ndërkohe vlera është po ashtu në fondin limit, e fituar me 414.662.400 lek.
“Global Security” dhe dy kompanite e tjera shoqeruese që janë shpallur fitues në këte garë fiktive edhe pse nuk i plotesojnë kriteret! Në këte tender konstatohen shkelje në kundershtim me ligjin konkretisht ne “kriteret e vecanta të kualifikimit “ për “pjesën e kapaciteteve teknike të subjektit” që bie në kundërshtim me piken 3.3.4 te “Dokumentave Standard te Tenderit” dhe VKM nr. 914 date 29.12.2014 ku si kriter percaktohet që kompania duhet të disponojë license kategori 1.3.A jo më parë se viti 2019.
Referuar rregjistrit kombetar te licensave , rezulton që asnjë nga kompanite nuk permbushin kriteret e vendosura ne tender. Konkretisht komapnia “Global Security” shpk disponon license te kategorise 1.3.A te (vitit 2016), kompania “PORT CONSTRUCTION” shpk disponon license te kategorise 1.3.A te (vitit 2017) , ndersa kompania “ELEKTROSEK” shpk nuk disponon asnje license te kategorise 1.3.A. Rrjedhimisht asnjë nga kompanite nuk duhet te pranoheshin ne konkuronin dhe jo të shpallesh fitues të tenderit.
Po kush është kompania që Veliaj shkel ligjin dhe i jep tenderin pa gare, te paracaktuar? Kompania është e rilindasit tjeter, kryetar i emeruar bashkie në Mat, Agron Malaj. Me 15 nëntor 2019 referuar kontratës shitjes së aksioneve, Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj ka transferuar të gjitha aksionet e kompanisë në pronesi te vet tek vellai i tij Fatos Malaj duke i hapur rrugë të paracaktohet si fitueses tenderash në institucionet publike. Global Security shpk, sot eshte ne pronësi të Fatos Malaj , vëllai i Kryetarit të Bashkisë Mat Agron Malaj.
Zhupa. Zhele
Përgjigju