12 punonjëse të një fasoneri në Durrës mbetën të helmuara pasi kushtet e tyre të punës janë të pa përshtatshme. Paga të ulëta, në shumë raste të pasiguruara, por mbi të gjitha ambientet e punës janë ato që ka çuar punonjësit në helmime të shpesht.

Në shumë raste ngjarjet e tilla janë mbajtur të fshehta, por kur numri është i madh i punjëseve të helmuara atëher publikimet e tyre janë të pashmangshme. Report Tv ka komunikuar me një nga punonjëset e cila prej 20 vitesh është sklave e kohëve moderne, pasi për të siguruar bukën e gojë ajo ka punuar me orë të tëra për të marr një vlerë prej vetëm 8 mijë lekësh në muaj.

Mimoza Muça nga Fushë Kruja tregon vështirësit e të punuarit në një fasoneri. Muça thot se 15 vite ka punuar e pa siguruar, por vetëm 5 vitet e fundit ajo po përfiton një të drejtë që i takon me ligj.

Kam 20 vjet që kam punu, kushtet nuk kanë qën të mira, kam punu 15 pa siguracion fare, tani kohët e fundit kam hy me figuracione.

Ka pasur vështirësi pune jashtë mase. Dylienti ka qënë shumë i keq, nuk përdorinim maskë, as qumësht as kos as asgjë prej gjëjë.

Mimoza Muça punonjëse fasonerie

Ajo tregon se edhe pse punonin me kimikate, pronaret e fasonerive nuk iu ofronin asgjë për tu mbrojtur, përveç disa maskave të thjeshta. E për ushqimet si qumështi që përdoret për largimin e toksinave as që bëhej fjalë.

Paga shumë e vogël, kam punu edhe me pagë 8 mijë lekë në muaj, pastaj rroga u rrit në 12 mijë lekë e pastaj 15 mijë lekë.

Vinin kontrolle nga Inspektoriati i Punës por vetëm për emrin na pyesnin dhe të tjerat i mbyllnin vetë.

Mimoza Muça punonjëse fasonerie

Mimoza thotë që kishte kontrolle nga Inspektorati i Punës, por gjithçka që ata bënin ishte vetëm të pyeturit për emrin, e për pjesën tjetër gjithçka mbyllej me pronarët.

Problemet e punonjëseve të fasonerive janë të përsëritura, pasi edhe një vit më parë disa punonjse të një fasoneri në Fushë Krujë u heluman dhe përfunduan në spital. Edhe për atë rast gjithçka kaloi vetëm me disa kronika televizive, ndërsa nuk u mor asnjë masë për të përmirësuar kushtet e punës për skllevërit e kohëve moderne.