Denoncimi i ‘Rithemelimit’, Ivi Kaso: Rexh Byberi fundos Bashkinë e Tropojë në borxhe, institucionet të ndalin paligjshmërinë

Denoncimi i ‘Rithemelimit’, Ivi Kaso: Rexh Byberi fundos Bashkinë e Tropojë në borxhe, institucionet të ndalin paligjshmërinë

Sekretari për Çështjet Ligjore i ‘Rithemelimit’, Ivi Kaso ka denoncuar drejtuesin socialist në Bashkinë Tropojë se ka fundosur në borxhe institucionin që drejton.  Në deklaratën nga selia e PD Kaso i bëri thirrje organeve ligjzbatuese të ndërmarrin hapa konkrete për ndalimin e paligjshmërisë me abuzimet parazgjedhore.  

“Situata që sa vjen e rëndohet, duke çuar në faliment total Bashkinë Tropojë, zanafillën e ka në vitin 2020, me rrugët pa rrugë të të dërguarit të Ramës në Tropojë, Rexh Byberi. Për shembull: 1. Rikonstruksion i pesë segmenteve rrugore rurale, me fond limit 3.56 milion euro, parashikuar për t’u likujduar brenda vitit 2023, ka ende të pashlyera 1.83 milion euro.

2. Rikualifikimi Urban te Lagjia Partizani, me vlerë 560.000 euro, ka të pashlyer 504.000 euro. -Detyrimet e pashlyera për energjinë elektrike, sipas të dhënave nga OSHEE, nga Janari 2020-Janar 2023: 505.000 euro. -Detyrime në investime të trashëguara nga viti 2020-2023: 2.340.000 euro.

-Detyrimet nga vendimet gjyqësore të humbura nga bashkia Tropojë ndaj punonjësve të larguar padrejtësisht nga puna kapin vlerën mbi 170.000 euro.

-Detyrime në investime të vitit 2019, për 4 segmente rrugore, si dhe pjesa e bashkëfinancimit për objektet shkollore janë 600.000 euro, por nuk janë likujduar nga Bashka me arsyetimin “se ato nuk i kemi bërë ne””, tha Kaso.

Kaso tha se ky detyrim ka tejkaluar mbi 1.5 herë buxhetin total që i akordohet bashkisë nga qeveria qendrore në vit.

“Kjo është një bashki e fundosur në borxhe, evidentuar edhe në raportin mbi statusin e vështirësisë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore, publikuar nga Ministria e Financave. Linku: https://financa.gov.al/ëp-content/uploads/2022/08/Raporti-mbi-statusin-e-veshtiresive-financiare-2021-1.pdf Në këto kushte bashkia Tropoje duhej të merrte statusin e bashkive në vështirësi financiare. Bashkia Tropojë, jo vetëm që nuk likujdon detyrimet, por vazhdon avazin me prokurime 4 vjeçare në fund të mandatit, në kundërshtim të plotë me Kodin zgjedhor, duke hapur proçedura pa patur fonde për prokurime rrugësh, pa mbaruar ato që ka nisur. Para pak ditësh është shpallur një prokurim në vlerë totale 2.1 milion euro, fonde të cilat nuk ekzistojnë në buxhetin e bashkisë Tropojë”, tha përfaqësuesi i Rithemelimit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve