PROCESVERBAL PËR MARRJEN E TË DHËNAVE NGA PERSONI QË KA DIJENI PËR VEPRËN PENALE
Në Tiranë, viti 2012, muaj Shtator datë 05. Pasi iu shpjeguan nenet 153, 158 e ne vijim të K. Pr. Penale, të cilët bëjnë fjalë për rregullat e dëshmisë si dhe u paralajmërua për përgjegjësine penale që ka nëse bën deklarim të rremë para prokurorit, duke dhënë shpjegime që i di se janë tërësisht ose pjesërisht të rreme apo fsheh fakte ose prova, në bazë të nenit 305/ a Kodit Penal. se Me vullnetin e saj të lirë shtetasja XH.T deklaron: Banoj në adresën e mësipërme dhe punoj si mësuese anglishte në Pukë. Aktualisht unë nuk e ushtroj këtë punë pasi kam ardhur me banim në Tiranë. Une në Tiranë, punoj banakiere tek një kazino me emrin "…….." e cila ndodhet tek Rruga "Sami Frashëri" në Bllok. Jetoj me qera në adresën e mësipërme sëbashku me disa shoqe të miat. Kam për të thënë se para disa kohësh unë kam pasur numër tjetër telefoni AMC.
Tani unë disponoj numrin e telefonit 06863XXXXX. Para rreth dy vjetësh në numrin e telefonit më merr një person me zë mashkulli me numër 06827XXXXX. Ky person më kërkon takim, une i them se kush je ti, ai më është prezantuar me emrin Ermal, në atë kohë ka qenë 27 vjeç, punon tek Kompania Megatek, jetonte në Laprake. Nga theksi dukej se ishte nga Jugu. Siç e thashë edhe më sipër ai më kërkoi takim dhe unë pranova. Takimin e lamë në Pukë tek shtëpia e një personi të afërm timin, por ky person nuk ka ardhur në takim. Më pas ai më ka marrë përsëri në telefon dhe kërkon takim, une jam dakord i kam thënë kurse ai përsëri nuk vjen në takim.
Pasi kam ardhur në Tiranë nëpërmjet telefonit une i kam lënë takim në Tiranë në vende të ndryshme por ai thotë që do të vi, por në të vërtetë nuk vjen. Ai fik telefonin, ose thotë që do të takoj pasnesër dhe përsëri e fik telefonin. Theksoj se në telefon ne flasim për shumë gjëra personale si dy miq, ai më ka shprehur dashurinë e tij mua, në të njëjtën kohë unë i kam shprehur atij dashurinë time. Në këto rrethana unë i kërkoj atij takim dhe ai përsëri nuk vjen. Në të njëjtën kohë edhe ai më thote që hajde të dalim, kur unë dhe ti do të takohemi, të fejohemi dhe të dalim sëbashku dhe të bëjmë një jetë në çift sëbashku. Ky person nuk më ka kërcënuar, apo të më ketë bërë ndonjë gjë të keqe por gënjen dhe tallet me mua dhe me ndjenjat e mia.
Unë kërkoj që ta takoj këtë person pasi kam krijuar një kontakt me të dhe të ballafaqohem me të. Në të kundërt ky person nuk duhet të më marrë më në telefon dhe të më shqetësojë pasi unë kam njëfarë shqetësimi pasi ai tallet dhe më gënjen në telefon.
Pyetje: Kërkoni që çështja juaj të ndiqet ligjerisht?
Përgjigje: Unë kërkoj që çështja ime të ndiqet në rrugë ligjore.
Pyetje: Çfarë të dhënash ju ka dhënë ky person në lidhje me veten e tij?
Përgjigje: Ai më ka thënë që quhet Ermal dhe është nga Skrapari me origjinë, familja e tij jeton në Tiranë që prej 80 vjetësh, ka mbaruar për informatikë, punon tek Megatek, jeton në Laprakë, ai më ka thënë që famija përbëhet nga prindërit me emër Leonard dhe Flora Prela, vëllai quhet Elton dhe e motra Bleona. Ai më ka dhënë edhe moshën e motrës së tij që është afërsisht 18 vjeç, këtë vit është maturante, ndërsa vëllai i tij është rreth 16 vjeç. Këto të dhëna mi ka dhënë ky person në telefon. Kur kam pyetur tek Megatek më kanë thënë që shtetas me emrin Ermal Prela nuk ka në Megatek. Kam për të thënë se gjatë gjithë kohës ky shtetas më ka marrë me numrin e telefonit celular 06827XXXXX. Ai ka pasur edhe një numër tjetër i cili i ka skaduar, me numër 06855XXXXX. Ai ka edhe një numër pune por që nuk ma ka dhënë, me këtë numër më ka marrë tek numri im Vodafone 06967XXXXX, por numri ka qenë privat dhe unë nuk e di se sa është. Numrin Vodafone unë e kam marrë në Korrik ose Gusht pasi kam ardhur në Tiranë.
Pyetje: Sa herë në ditë flisni me të?
Përgjigje: Kam për të thënë se unë flas dy ose tre herë në ditë me të, në mëngjes, pasdite kur del nga puna, ka pasur raste që kam folur me të edhe paradite ose gjatë kohës që ky fle gjumë. Kërkoj edhe një herë që çështja ime të ndiqet ligjërisht pasi jam e cënuar, pasi nuk e di se kush person më merr në telefon pasi jam në një gjendje pasigurie.
Gjë tjetër nuk kam për të shtuar. Procesverbali i deklarimit lexohet dhe nënshkruhet pa patur vërejtje.
