Denoncimi i zyrës së Belerit: Prokuroria e Vlorës ka falsifikuar dokumentin, kryetari i mandatuar i Himarës nuk rezulton i dënuar

Denoncimi i zyrës së Belerit: Prokuroria e Vlorës ka falsifikuar dokumentin, kryetari i mandatuar i Himarës nuk rezulton i dënuar

Fredi Beleri

Zyra e kryetarit të mandatuar të Bashkisë Himarë, pretendon se Prokuroria e Vlorës ka falsifikuar dokumentin për dekriminalizimin e Fredi Belerit, për të cilin thotë se nuk rezulton i dënuar.

Sipas reagimit në Facebook, janë vendosur prova të falsikfikuara në fashollin hetimor me qëllim krijimin e një imazhi negativ për Belerin, i cili ndodhet pas hekurave që prej 14 majit për shitblerje votash.

“Në vijim të deklaratës së Zyrës së Kryetarit të Mandatuar të Bashkisë Himarë Beleri për manipulimin e provave në dosjen hetimore në ngarkim të tij, po ju paraqesim dëshminë e falsifiuar të gjendjes gjyqësore të Beleri ku rezulton i dënuar. Realisht sipas gjendjes gjyqësore të vërtetë dhe të lëshuar nëpërmjet portalit e- albania, Beleri figuron i pa dënuar.

Më poshtë po ju paraqesim gjendjen gjyqësore të falsifikuar prej Prokurorisë Vlorë me nr 0 prot dt 12.05.2023 si edhe 3 të tjera të vërteta të lëshuara në momentin e kandidimit të Belerit depozituar në KQZ si edhe pas momentit të arrestimit te tij ku ai figuron i pa dënuar!

Vendosja e provave të falsifikuara në fashikullin hetimor me qëllim kushtëzimin e vendimeve të gjykatave lidhur me rrezikshmërinë shoqërore të Belerit dhe krijimin e një imazhi negativ për të është fundi i drejtësisë! ”, thuhet në njoftim.

Zyra e Belerit thotë se është falsifikuar dosja hetimore por njoftojnë se do të paraqesin prova të rënda dhe emra konkretë të prokurorëve e oficerëve të përfshirë

“Akoma më i rëndë është fakti se Prokuroria Vlorë dhe Prokuroria e Posacme refuzojnë të heqin nga fashikulli hetimor provën e falsifikuar dhe vendosjen e gjendjes gjyqësore të vërtetë për Beleri. Eshte e pa precedente ne historine e drejtesise shqiptare qe ne fashikullin hetimor , vet organet qe jane marre me hetimin e ceshtjes te fabrikojne prova dhe te administrojne akte te falsifikuara .

Ne vijim do ti paraqiten opinionit publik prova te reja edhe me te renda te falsifikimit te dosjes hetimore ne ngarkim te z. Beleri si edhe emrat konkrete te prokuroreve dhe oficereve te policise te perfshire ne skandal!”, shkruan zyra e Belerit.

 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 08/07/2023 18:06

    Nuk eshte fallcifikuar asgje. Eshte ne paraburgim si Safet Gjici per arsye sigurie.

    Përgjigju
  • Klaus: 08/07/2023 17:05

    Ikni mor bajga thyni qafen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump