GRAMSH- Ndërtimët pa leje janë kthyer në një problem shqetësues edhe për banorët në qytetin e Gramshit. Vetë banorët e këtij qyteti kanë ngritur shqetësimin e tyre në rubrikën "Raportoni ju" të Shqiptarja.com duke denoncuar një sërë ndërtimesh pa leje të cilat “kanë lulëzuar në të gjithë Gramshin”.
Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e Shqiptarja.com, kryebashkiaku i Gramshit, Dritan Bici, ka lejuar që ndërtimet pa leje të mbulojnë sipërfaqë të gjelbra të qytetit, lulishte apo dhe trotuare. Shtesa pallatesh, kioska, ndërtime murore apo edhe godina të tëra, janë ndërtuar në qytetet, duke mos konsideruar shqetësimet e banorëve lidhur me këtë situatë të krijuar.
Banorët të cilët kanë denoncuar “masakrën urbane” në qytetin e Gramshit, thonë se “kryebashkiaku ka lejuar ndërtimet pa leje, në këmbim të një shume të caktuar parash”, duke dëmtuar lulishtet dhe trotuarët e qytetit.
Sipas tyre, këto ndërtime pa kriter kanë dëmtuar edhe rrjetin e kanalizimeve, pasi betoni ka bllokuar pusetat, duke shkaktuar edhe përmbytje të rrugëve të qyteti në ditë me shi.
Duke shprehur shqetësimin e tyre për situatën e krijuar, qytetarët e Gramshit shpresojnë në ndërgjegjësimin e istitucioneve përgjegjëse për të normalizyar situatën dhe për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat ata përballen çdo ditë.

(Foto: Ndërtimet pa leje në Gramsh)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com