Denoncimi në Korçë, 34 vjeçari: Më dhunuan në Komisariat

Denoncimi në Korçë, 34 vjeçari: Më dhunuan në Komisariat

Mariglen Muka, 34 vjeçari nga Korça që akuzon policinë për dhunë në Komisariat

Një 34 vjeçar thotë se është dhunuar në ambientet e Komisariatit të Korçës. Mariglen Muka nga fshati Kamenicë u shoqërua nga policia e Korçës si i dyshuar për disa vjedhje në Komisariatin e Policisë së Korçës.

Ai ka deklaruar së në zyrat e Komisariatit të Policisë së Korçës është dhunuar nga polici i shërbimit, gjë të cilën e ka denoncuar. SHCBA po heton lidhur me këtë çështje dhe zbardhjen e plotë të saj.

 U paraqita në komisariatin e Korçës,rreth orës 9 të mëngjesit, sepse më telefonoi inspektori i zonës. Mendova se më kërkonin për dokumentat e makinës. Më shoqëruan në nje prej zyrave të Komisariatit ku më morën në pyetje për disa vjedhje në fshat dhe kërcënimin nëpërmjet telefonit. Kur mohova akuzat, polici që më mori në pyetje, me fyeu dhe me pas me goditi me grushta dhe shkelma në kokë dhe pjesën e barkut. Nga goditjet, humba ndjenjat. Pasi u përmenda,më çuan në një tjetër zyrë dhe erdhi një mjek më bëri një qetësues, sepse kisha shqetësime. Më lanë të lirë rreth orës 15 dhe familjarët më sollën në spital. Po bëj analizat dhe kontrollet mjekësore. Do bëj denoncim për policinë që më dhunoi. Kur u dhunova, prezent ishte edhe inspektori i zonës, por ai më me goditi. SHCBA ka filluar verifikimet për policin që dhunoi 34 vjeçarin dhe inspektorin e zonës. Burime konfidenciale nga policia e Korçës, thonë se dy efektivet kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë mbi 34 vjeçarin, edhe pse në fytyrën e tij, pasojat e dhunës janë të dukshme.

Mariglen Muka

korce (2).jpg" style="height:1040px; ëidth:780px" />

(Mariglen Muka tregon shenjat e dhunës)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 08/05/2018 15:58

    S'te rreh njeri kot, nese ke vjedh dhe ke shantazhuar ne telefon, te t'i kishin prere veshet me mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja