Pvarësisht se shoqëria shqiptare gjithmonë e më shumë janë të ndjeshëm për kafshët shtëpiake, sërish në vendin tonë ka raste të keqtrajtimit të tyre.

Ka ardhur një denoncim në Report TV nga një qytetar në Sukth. Një person ka lidhur një katërputrosh pas makinës së tij dhe e tërheq zvarrë.

Qeni duke u tërhequr zvarrë 

Kanë qenë të shumtë qytetarët ë i kanë bërë thirrje drejtuesit të mjetit që të ndalojë por ai nuk i ka dëgjuar derisa qeni ngordhi.

Ngjarja ndodhi ditën e dielë (13 shtator) në orët e pasdites.

Sipas ligjit në fuqi këto akte dënohen. Vrasja e kafshës së shoqërimit dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj.

Ndërsa keqtrajtimi i tyre duke i shkaktuar dëmtime të përhershme dënohet me gjobë deri në 3 muaj.

Pas denoncimit në Report Tv dhe fotos në rrjete sociale, i menjëhershëm ka qenë reagimi i autoritetetve.

Policia e Durrësit arriti të identifikojë autorin e kësaj ngjarje, 50-vjeçarin me iniciale F.P. i cili drejtonte mjetin tip "Renault".

Ai është gjobitur me masë administrative sipas ligjit në fuqi. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili thotë se kafshë është ai në timon dhe ata që kanë në dorë të bëjnë diçka dhe nuk bëjnë asgjë. Tahiri në vitin 2016 propozoi ndryshimin e ligjit për ashpërsimin e masave ndaj personave që keqtrajtojnë dhe vrasin kafshët. 

Ligji për mbrojtjen e kafshëve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:24
Propozoi ligjin për mbrojtjen e kafshëve, Tahiri: Ngjarja në Sukth e trishtë! Të reagojnë institucionet

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar për ngjarjen e raportuar nga Report Tv, për keqtrajtimin e një kafshe.

Një 50 vjeçar në Sukth, me iniciale F. P, ka lidhur një qen katërputrosh pas makinës së tij dhe e tërheq zvarrë deri sa kafsha ngordhi.

Kjo ngjarje ka sjellë reagime të shumta dhe ish ministri Saimir Tahiri ka thënë se fotot janë të trishta dhe neveritëse. Sipas tij, kafsha është ai në timon dhe ata që nuk reagojnë për këtë ngjarje.

Kujtojmë se në vitin 2016, Saimir Tahiri propozoi ligjin për ashpërsimin e masave për personat që keqtrajtojnë kafshët.

Ai kishte  propozuar dënim deri në 3 vite burg për vrasjen e kafshëve dhe shitjen e lëkurës së tyre.

"E trishtë dhe neveritëse! Kafsha është ai në timon, ata që heshtin dhe ata që kanë për detyrë të reagojnë e nuk e kanë bërë", shkruan Tahiri.