Denoncimi i PD-së prokurimet sekrete: Ditën që u dogjën dokumentet te Shëndetësia, u shpërthyen dyert e zyrave në katin e tenderave

Denoncimi i PD-së prokurimet sekrete: Ditën që u dogjën dokumentet te Shëndetësia, u shpërthyen dyert e zyrave në katin e tenderave

TIRANE-Partia Demokratike sot ka bërë një tjetër denoncim lidhur me ministrinë e Shëndetësisë dhe tenderave për situatën e pandemisë. Por çfarë ka ndodhur? Sipas ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia mëngjesin e datës 15 prill zyrat e punonjësve në katin e katërt të ministrisë së Shëndetësisë ku ndodhen zyrat e tenderave janë hapur me forcë.

Ai vijon më tej duke akuzuar se pasi janë shpërthyer me forcë janë ndërruar edhe bravat e zyrave, por gjithcka ka kaluar në heshtje. Në këtë ditë thotë, Spahia, që u hapën dyert me forcë në mëngjes, disa orë më vonë, pasdite, shprehet ai, ndodhi djegia e dokumenteve, pra në katin e zyrave të tenderave. Ai thotë se këtë skandal, ministria e Shëndetësisë po përpiqet që ta mbulojë, ndërsa kërkon që SPAK të hetojë ngjarjen e rëndë.

"Nga cikli “banditizem ne ministrine e Shendetesise” shperthehen zyra ne katin e zyres se tenderave! Nuk mbarojnë cuditë në Ministrinë e Shëndetësisë në këtë kohë tenderash sekretë. Djegia e dokumenteve, bllokimi i informacionit për mediat nuk janë zhvillimet e vetme. Në institucionin që drejtohet nga Ogerta Manastirliu, ndodh edhe hapja me forcë e zyrave të punonjësve. Ngjarja ka ndodhur sërish në katin e katërt, aty ku ndodhet zyra e tenderave.

Mëngjesin e 15 Prillit, punonjësit që janë paraqitur në zyrat e tyre në katin e katërt të Ministrisë së shëndetësisë, kanë konstatuar dyert e dëmtuara, e të hapura me forcë. Ndërrimi i bravave dhe kalimi në heshtje i kësaj ngjarjeje, ngjan me një bashkëpunim në një akt bandidizmi, e padëgjuar për një institucion shtetëror, që si cdo institucion tjetër ka edhe personel sigurie.

Koincidencë apo jo, të gjitha cuditë që ndodhin në ministrinë e shëndetësisë lidhen më një datë, 15 Prill 2020. Në këtë datë në mëngjes, punonjësit e katit të katërt përballen me zyrat e shpërthyera. Disa orë më vonë, shpërndahet një urdhër për të mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ndërsa afro pesë orë pas mbarimit të orarit zyrtar, aktivizohet alarmi antizjarr për shkak të djegies së dokumenteve në katin e zyrës së tenderave, të njëjtin kat ku në mëngjes ishin konstatuar zyrat e shpërthyera me forcë.

Si mund të ndodhin këto akte banditeske në një institucion shtetëror? Përse ministrja e shëndetësisë përpiqet të mbulojë ngjarje të tilla kaq të rënda? Se mos e mohon edhe këtë, e më pas e quan “incident”? U bëjmë thirrje prokurorëve të SPAK që po hetojnë cështjen e tenderave sekretë të ministrisë së shëndetësisë, të hetojnë edhe shpërthimin e zyrave në katin e zyrës së prokurimeve, në të njëjtën ditë kur në të njëjtin kat, ndodhi edhe djegia e dokumenteve. A lidhet zvarritja në përcjelljen e dokumenteve në SPAK me këto akte banditeske në ministrinë e shëndetësisë?" deklaron ai.

SPAK pa nisur verifikimet pas denoncimit të PD-së për tenderat sekretë të Ministrisë së Shëndetësisë. Prej datës 9 maj opozita denoncoi se ministrja Manastirliu ka djegur dokumentet e tenderave sekretë, ndërsa Shëndetësia tha se ky pretendim për zjarr imagjinar është i pavërtetë dhe tymi del vetëm nga koka e Bashës. SPAK kërkoi informacion dhe e mori vetëm pas letrës së dytë drejtuar ministrisë së Shëndetësisë. 

Bëhet fjalë për tenderat me procedurë direkte për të prokuruar materialet që i duheshin shëndetësisë për periudhën e pandemisë nga mesi i muajit mars dhe deri tani. Kujtojmë që e njëjta procedurë është ndjekur me ministrinë e Mbrojtjes për tenderin e ushqimeve, që po hetohet nga prokurori Eneid Nakuçi, i cili ka marrë 6 zyrtarë në pyetje.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rahman Gashi: 16/05/2020 14:44

    Pirdh te shfryhesh o rob*ir

    Përgjigju
  • SPIUNI ALI SPAHIA: 16/05/2020 14:40

    Ky bardh ziu derdimen është çuni spiunit ali spahiu . E ky dordolec është mjek po ky karagjoz pse si ndihmoj njerzit si mjek apo ky i ndihmon me llafe. A e kuptoni ju o Shqiptar se çfar plere është ky kllaun cirku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë