TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mohon të ketë pasur një zjarr në zyrat e Ministrisë, një përgjigje kjo për akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha, i cli tha se janë djegur tenderat sekret. Në një reagim shumë të shkurtër, Manastriliu i drejtohet drejtpërdrejtë Bashës, e cila thotë se e gjitha kjo është një sajesë e tij, teksa nuk i ka kursyer ironitë.

"Nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë! Tymi i zjarrit imagjinar që po shihni dhe dëgjoni, del vetëm nga koka e kryetarit të PD. Dikush duhet t'i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi", shprehet Manastirliu.

Më herët, kreu i PD-së, lulzim Basha tha se ditët e fundit ka pasur një zjarr në katin e katërt te zyra e prokurimeve te Ministria e Shëndetësisë. Lideri demokrat aludoi se zyrtarët e kësaj ministrie duke qenë se nuk ja kanë dalë për të manipuluar tenderat, tashmë që SPAK-u nisi hetimet u vendosën flakën dokumenteve, por i shpejtë ka qenë reagimi i ministres që mohoi gjithçka.