Mbërrijnë në SPAK dokumentet e tenderave të Shëndetësisë, prokurori Klodian Braho merr në dorë dosjen

TIRANË-Sot ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme anti-korrupsion dosja e tenderave të kryera nga ministria e Shëndetësisë në kohën e pandemisë. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se në dosje janë  të gjitha dokumentet e kërkuara të ndara në 4 volume. Materialet e përcjella janë fotokopje e dokumenteve të prokurimeve. Dokumentet u dorëzuan me anë të postës ditën e premte nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa institucioni i hetimit sot i mori në dorë. Tashmë materialet do të verifikohen në SPAK nga prokurori Klodian Braho.

Report Tv mësoi dje ekskluzivisht nga SPAK-u se kjo prokurori të premten ridërgoi sërish një shkresë në ministrinë e shëndetësisë për marrje informacioni për tenderat sekret. SPAK sqaroi për Report Tv se 10 ditë pasi nuk morën përgjigje për shkresën e parë me pyetjet për vlerën e tenderëve dhe çfarë është blerë, ridërguan sërish një tjetër kërkesë.

E në rast se sërish s'do të marrin përgjigje prokurorët do të zbarkonin në zyrën e ministres për t'i sekuestruar këto dokumente. Por ditën e premte ministria më anë të postës iu përgjigj SPAK-ut duke i dërguar dokumentet e kërkuara.

Prej tre ditësh, opozita denoncon se ministrja Manastirliu i ka djegur këto dokumente, ndërsa nuk mungoi reagimi nga Shëndetësisë e cila tha se ky pretendim për zjarr imagjinar është i pavërtetë dhe tymi del vetëm nga koka e Bashës. Sot Bardh Spahia ngriti 4 pyetje për ministren Manastirliu. 

Me marrjen e dokumenteve pritet që brenda 2 javësh deri në 1 muaj prokurori Braho të vendosë se çfarë do të bëjë, nëse do të kërkojë marrjen në pyetje të personave që kanë firmosur, anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, apo të bashkëpunojë me KLSH-në, që ka nisur për të njëjtën cështje një hetim administrativ.

Bëhet fjalë për tenderat me procedurë direkte për të prokuruar materialet që i duheshin shëndetësisë për periudhën e pandemisë nga mesi i muajit mars dhe deri tani. Kujtojmë që e njëjta procedurë është ndjekur me ministrinë e Mbrojtjes për tenderin e ushqimeve, që po hetohet nga prokurori Eneid Nakuçi, i cili ka marrë 6 zyrtarë në pyetje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arlinda MUJA: 12/05/2020 19:11

    Ha ha prokurori leshi. Ne vend qe te alarmohej per kallzimin me objekt vjedhje me anen e shperdorimit te detyre, te cilet ne formen e nje grupi te mirestrukturuar krimibal ne bashkepunim abuzuan me taksat tona,rri dhe ben sehir. Me pelqen ngandonjehere kur Prokuroria i pyet _ a ke vjedhur gje ti? Dhe hajduti i befasuar nga pyetja ngre supet dhe pergjigjet Jooo.Me pas prokurori bindet qe akuza eshte e rreme. Dosja mbyllet, me arsyetimin se s"ka prova.

    Përgjigju
  • Ilda: 11/05/2020 15:24

    Pse SPAK-ut PD ia ben planin e punes? Pse eshte i kaq gatshem SPAK-u te merret me shpifjet e babaleve,qe behen per te ulur efikasitetin e Ministrise se Shendetesise ne kohe pandemie dhe nuk merret me ndeshkimin e krimeve te Pd qe pret nje popull i tere.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 11/05/2020 12:40

    Parti e qelbesirave PD do te baltosi punen e mrekullieshme te shendetsis te doktoreve infermiereve .jeni skandaloz njerez pa vision Vizioni Juan eshte vetem shpifja

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 11/05/2020 12:20

    Ore,po ky prokurori mos eshte djali babatakut,avokatit te likefloririt qe e shpetoj nga burgu kur u kap me bllok ne dore,me ze e figure dhe doli "faqebardh"???

    Përgjigju
    • Rehova: 11/05/2020 12:51

      Jooooo, e ke gabim. Është djali i deputetit ripjellist Spartak Braho. Taku vë gjoba në emër të Ramës. Apo kjo nuk te rezulton ty Uk?! Le që nga Momli vjen.......lol

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025