Denoncimi për punësimet partiake/ Salianji: Rama duhet të ishte nën hetim, deputetët në burg. Vasili: Të largohet sa më parë

Pas lajmit të publikuar nga Zëri i Amerikës për punësimet partiake në administratën e Burgjeve, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Ervin Salianji ka thënë sot se në një vend me prokurori normale, Rama duhet të ishte nën hetim, ndërsa deputetët në burg.

Reagimi i plotë:

Publikimi nga Zeri i Amerikës i një pjese tjetër të Dosjes 339, fakton një skandal të pêrmasave shtetërore, ku Kryeministri ndêrhyn drejtpërdrejt për prishjen e konkurseve të administratës publike, ku kryeministri në mënyrë kriminale ndêrhyn nga zyrat e tij për të larguar më të aftët dhe për të punësuar militantët partiakë apo njerëzit e kriminalizuar! Sot, një shtet serioz dhe një prokurori normale që e disponon prej muajsh këtë dosje do të kishte marrë të pandehur Edi Ramën për abuzim me detyrën dhe për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Sot shefja e tij e kabinetit, Vali Bizhga, deputete e Ramës, Blerina Gjylameti, Ulsi Manja dhe një sërë deputetësh dhe zyrtarësh duhet të ishin në burg! Përgjimet ku ish drejtori të Përgjithshëm i Burgjeve zbulon se emërimet në administratë nuk bëhen me konkurs, por dalin nga zyra e kryeministrit dhe nga telefonatat me deputetët janë pjesë e dosjes 339. Kjo është e njëjta dosje, ku Vangjush Dako bashkëpunon me krimin e organizuar për blerjen e votave për llogari të pushtetit të Edi Ramës në zgjedhjet e vitit 2017. Tani nuk ka më asnjë dyshim se është Edi Rama ai që po bllokon hetimin e dosjes 339. Qëllimi i kryeministrit nuk është të mbrojë vetëm Vangjush Dakon, por të mbrojë veten e tij nga arrestimi i pashmangshëm, që do të vinte nga hetimi i pavarur i dosjes 339.  Zbulimi i plotë i dosjes 339 është thelbësor për të provuar se Edi Rama ka ngritur një shtet mafioz, ku gara në zgjedhje,  gara për vendet e punës, gara për tenderat janë fasadë e një pushteti të korruptuar dhe të inkriminuar.  Me zbulimin e provave të reja nga dosja 339 prej Zërit të Amerikës është e qartë se në Shqipëri nuk funksionon shteti demokratik, sepse Edi Rama paracakton gjithçka: rezultatin e zgjedhjeve, punësimet në administratë dhe oligarkët me të cilët ndan miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Sot Shqipëria ka vetëm një zgjidhje, largimin e Edi Ramës!​

Pas Partisë Demokratike ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili tha se Rama duhet të largohet.

“Që nga ky moment është e qartë që asnjeri nuk mund të hezitojë më. Në çdo rrugë e shesh të Shqipërisë ka vend për secilin, i cili duhet t’i kthejë përgjigje të tmerrshme këtyre njerëzve të cilët nuk ju lejojnë edhe ëndrrën shqiptarëve, edhe konkurrimin siç e morët vesh. Pra, një mundësi e madhe ku mund të konkurrojnë të gjithë. 1350 vetë konkurronin, siç thuhej në përgjim, sipas listave të partisë. Nëse nuk je i partisë nuk ke të drejtë as të konkurrosh, as të fitosh, nuk ke të drejtë as të ëndërrosh dhe ky njeri të vret ëndrrën, sepse ose do ëndërrosh sipas psikopative të Edi Ramës, o do vjedhësh siç do të vjedhë Edi Rama në administratë, ose nuk ke më vend pune.”-shkruan Vasili.

Ditën e sotme, Zëri i Amerikës ka publikuar një artikull ku akuzohen zyrtarë të Partisë Socialiste se kanë përdorur konkursin publik nëpër burgje për të punësuar militantë të Partisë Socialiste. VOA ka publikuar përgjimet e një bisede telefonike të datës 30 prill 2018 mes ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko dhe drejtoreshës së kabinetit të Ramës, Vali Bizhga. Bizhga ka telefonuar Cukon dhe i kërkon të punësohet një vajzë, 30-vjecare, e diplomuar për juridik, Vitiona Dervishaj. Bizhga ka pranuar ndërhyrjen dhe ka thënë se për këtë rast ka patur një kërkesë nga motrat e Nënë Terezës, me arsyen se Dervishaj kishte patur të atin punonjës në Burgje dhe kishte humbur jetën. Në lajmin e VOA-s përmenden edhe deputetët socialistë, Paulin Stërkaj, Ulsi Manja, Blerina Gjylameti e Klodiana Spahiu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë