Denoncimi, polici bashkiak më mori
500 euro që të vazhdoja punimet

Denoncimi, polici bashkiak më mori<br />500 euro që të vazhdoja punimet
TIRANË - Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në datën 06 korrik 2013, ka regjistruar një procedim penal për veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Qytetari Romeo Mataj ka sqaruar, në këtë kallëzim penal, se ai banon prej 6 muajsh në shtëpinë e vjehrrës së tij në një pallat tre katësh.

Meqenëse cilësia e punimeve në këtë pallat është e dobët Mataj ka vendosur të ndërtojë një strehë prej dërrase me qëllim eliminimin e lagështirës që hynte në banesë nga tarraca.

Njëri nga punonjësit e policisë bashkiake i ka thënë se për të vazhduar punimet ai duhet të paguante 500 euro si shpërblim por Mataj e ka kundërshtuar duke i thënë se ky është veprim i padrejtë dhe pasi kanë debatuar për pak, punonjësi i policisë bashkiake e ka detyruar kallëzuesin t’i japë një shumë prej 50.000 lekësh me qëllim që ta lejonte të vazhdonte punimet.

Mataj ia ka dhënë paratë, por më pas ka pasur problem me punonjësit e policisë ndërtimore të cilët kanë shkuar të prishin ndërtimin e tij.

Shkrimi u publikua sot (20.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit