TIRANË - Një qytetar ka denoncuar mesditën e së martës në A1 Report punonjësit e Bashkisë Tiranë për mosmirëmbajtje të varrezave në Tufinë.

Siç duket edhe në këto foto, varrezat e Tufinës janë përfshirë nga flakët, pasi punonjësi i bashkisë që merrej me pastrimin e ambientit përreth, ka ndezur zjarr për të djegur barin, që siç duke ishte rritur së tepërmi. Por brenda pak minutash zjarri është përhapur duke rrezikuar kështu dëmtimin e varrezave.

Flakët e zjarrit dhe tymi i krijuar ka penguar qytetarët që të vizitojnë varrezat e të afërmve të tyre.

zjarri ne varreza ME LOGO
zjarri ne varreza ME LOGO

Redaksia Online
(Ulkie Sinani/Shqiptarja.com)