‘Denonco Kadastrën’, është platforma e re që ka prezantuar kryeministri Edi Rama i cili fton qytetarët që tashmë të denoncojnë në kohë reale korrupsionin në lidhje me pronat.

Sipas Ramës, revolucioni Digital i Kadastrës, brenda këtij mandati do të zgjidhje hallet e qytetarëve dhe se falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet ndërkohë me rritjen e presionit Anti-korrupsion mbi Kadastrën.

‘Revolucioni Digital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet ndërkohë me rritjen e presionit Anti-korrupsion mbi Kadastrën. Dritarja e re "Denonco Kadastrën" tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.’- shkruan Rama.