Denoncon kandidatja e PD-së: Të analizohet humbja, edhe nga partia jonë tjetërsuan votat! Nuk është arritje rritja nga zgjedhjet e 2017

Denoncon kandidatja e PD-së: Të analizohet humbja, edhe nga partia jonë tjetërsuan votat! Nuk është arritje rritja nga zgjedhjet e 2017

Lediana Fratari kandidate për deputete e PD-së

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, thotë se duhet bërë një analizë e thellë e gjithë procesit të zgjedhjeve dhe se të shikohet sesi u sollën me votën kundërshtarët politikë, por edhe brenda partisë.

Në një shënim në mediat sociale, Fratari shkruan se nuk do të reshtin së kërkuari që kushdo që ka prekur dhe tjetërsuar qoftë edhe një votë të vetme të shkojë para drejtësisë, qoftë nga partia rivale qoftë edhe nga partia jonë.

‘Nuk duhet të reshtim së kërkuari që kushdo që ka prekur dhe tjetërsuar qoftë edhe një votë të vetme, të shkojë para drejtësisë. Qoftë ai nga partitë rivale, qoftë nga partia jonë.’- shkruan Fratari.

Po ashtu ajo thekson se nuk duhet të reklamojmë grafikët që tregojnë se ne jemi rritur në krahasim me vitin 2017.

Kujtojmë se edhe kandidati për deputet i PD-së në Shkodër, Nard Ndoka, akuzoi demokratët se i kanë vjedhur votat e tij personale në Shkodër, madje edhe se ka komisionerët të shitur.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave