Denoncon PD e Berishës: Landfilli i Matit ka 3 muaj që është jashtë funksionit (VIDEO)

Kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Mat, Denisa Vata deklaroi sot se landfilli i Matit, i përuruar tre muaj më parë nuk funksionon.

“Edhe pse janë shpenzuar 410 milionë lekë nga taksat e qytetarëve, gropa e hapur për landfill është ende bosh, ndërkohë që mbeturinat e bashkisë Mat shkarkohen diku ngjitur me landfillin. I ashtuquajturi landfill është jashtë funksionit, pasi mbeturinat janë të hedhura në rrugë duke bllokuar madje dhe hyrjen për në gropën e depozitimit”, tha Vata.

Kjo sipas saj, është “gropa e sebepit apo pretekstit për dikë në bashkinë Mat për të çelur një tender, e mbyllur sytë, kur vidhen paratë e taksapaguesve”.

“Landifilli nuk ka qenë në funksion asnjë ditë. Madje punonjësit deklarojnë, jashtë kamerave se nuk duan të humbasin punën dhe bukën e gojës, se është tentuar disa herë të groposen mbeturinat, por janë groposur makineritë e Bashkisë, për të cilat është dërguar më pas eskavatori për të bërë nxjerrjen e tyre. Kjo vjen si pasojë e punimeve të dobëta dhe abuzive dhe mos hedhjes së bazamentit të drenazhimit. Mbulimi vetëm me skorje, mbi normativën e lejuar, nuk lejon makinat që të shkarkojnë. Mosdrenazhimi ka sjellë dhe shembjen e këtij landfilli në anën e poshtme”, tha ajo

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat