FRANCE - Aktori francez, Gerard Depardieu, është takuar me presidentin rus Vladimir Putin, në qytetin Soçi në Detin e Zi ku dhe ka marrë pasaportën ruse. Të enjten e kaluar presidenti Putin i siguroi shtetësinë ruse aktorit, i cili është i përfshirë në mospajtime të thella tatimore me autoritetet e Francës.

Taksa prej 75 % e propozuar nga presidenti socialist Friancois Hollande shkaktoi një valë kritikash nga të pasurit të cilët reaguan se do të zhvendosen jashtë Francës.

Ndërkohë në Mordovia atij i është propozuar detyra si ministër i Kulturës por e ka refuzuar duke thënë se ai është Ministri i Kulturës në Botë. Gerard Depardieu ndodhet në në Zurih të Zvicrës ku do të jetë i ftuari i nderit në ceremoninë e “Topit të Artë”.

Po ashtu, edhe aktorja e njohur franceze dhe aktiviste për mbrojtjen e shtazëve, Brigitte Bardeuax ka kërcënuar se do të kerkojë të marrë nënshtetësinë ruse nëse autoritet franceze vendosin të praktikojnë eutanazinë për dy elefantë të sëmurë në në një cirk.


(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)