TIRANE- Në faqen online të Departamentit të Administratës Publike janë shpallur vendet vakante në ministritë e linjës.

Aktualisht janë  13 vende vakante përkatësisht në 5 ministri.  Në faqen online  www.pad.gov.al jepen të gjitha kriteret që duhen plotësuar dhe deri kur duhet të dorëzohet dokumentacioni dhe zhvillimi i konkursit.

Në 3 ministri, atë të Energjetikës, Mbrojtjes dhe Bujqësisë vendi vakant është ai i Sekretarit të Përgjithshëm.  Më shumë vende të lira janë në Ministrinë e Brendshme.
 
VENDET VAKANTE
-Sekretar të Përgjithshëm në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.
- Sekretar  i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes
- Sekretar i Përgjithshëm në   Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave

Në  Ministrinë e Brendshme vendet vakante
-Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve të Përqëndruara
-Drejtor në Drejtorinë e Inspektimit të Përgjithshëm
-Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes civile
-Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile
-Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave të Zhvillimit Planifikimit Strategjik dhe Integrimit
-Përgjegjës në sektorin e jetësimit të priroriteteve në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave të Zhvillimit, Planifikimit Strategjik dhe Integrimit
-Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
-Drejtor në Drejtorinë e Auditit të Brendshëm
-Specialist në sektorin e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse
-Specialist në Sektorin e Prokurimeve në Drejtorinë e Financës

Në këtë faqe informohet se Qeveria Shqiptare i kushton vëmendje të veçantë procesit BRAIN GAIN - marrjes së përvojës dhe ekspertizës nga shqiptarët e kualifikuar jashte vendit dhe nga diaspora. Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr 1100, datë 30 korrik 2008, në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike nxit pjesëmarrjen e tyre në nivelet drejtuese të Administratës Publike. Për t'u kualifikuar për paketat nxitëse Brain Gain individi duhet te kete perfunduar studimet master ose doktoraturë jashtë vendit me rezultate te mira dhe të jetë kthyer në Shqiperi pas dates 30 qershor 2007. Per me shume informacion klikoni ne adresen www.braingain.gov.al
 
 Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)