Departamenti i Shtetit ka ndaluar të gjitha udhëtimet e refugjatëve drejt Shteteve të Bashkuara, si dhe shqyrtimin e aplikimeve të refugjatëve, sipas një udhëzimi të brendshëm të siguruar nga CBS News.
Zyrtarët janë udhëzuar të ndalojnë procesin e referimit të refugjatëve jashtë vendit dhe të pezullojnë një program të administratës Biden, i cili lejonte qytetarët privatë amerikanë të sponsorizonin refugjatë.
Aktualisht, ky vendim nuk ndikon tek ata që mbajnë Viza Speciale për Imigrantë, të cilët kanë ndihmuar forcat ushtarake amerikane, thuhet në udhëzim.
Të hënën – në ditën kur Presidenti Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë pas betimit – ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon Programin e Pranimit të Refugjatëve në SHBA (USRAP). Trump deklaroi se Amerika "nuk ka kapacitet të përthithë një numër të madh migrantësh, sidomos refugjatësh, në komunitetet e saj në një mënyrë që nuk cenon burimet për qytetarët amerikanë."
Ky urdhër ndalon USRAP-in deri sa "hyrja e mëtejshme e refugjatëve në SHBA të jetë në përputhje me interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara," theksohet në dokument./ BBC