Departamenti i Shtetit jofunksional
shkak mungesa e personelit

Departamenti i Shtetit jofunksional<br />shkak mungesa e personelit<br>
Në Departamentin e Shtetit ka gjithsej 59 poste “drejtuese” ku mund të vendosen persona përmes emërimeve “politike” ose thënë ndryshe “jo të karrierës” . Disa prej këtyre posteve kërkojnë miratimin e senatit, ku janë edhe shumica republikane edhe pakica demokrate. Një rol të rëndësishëm, për të mos thënë kryesor ka Presidenti i SHBA që bën propozime, sigurisht në konsultim dhe mirëkuptim me Sekretarin e Shtetit.

Prej 15 muajsh që Presidenti Trump ndodhet në detyrë dhe zoti Tillerson ishte në postin e Sekretarit të Shtetit, kjo strukturë “politike” nuk është ende funksionale. Në kuptimin që ajo ende nuk është plotësuar tërësisht.

Së pari duhet patur parasysh se prej dy ditësh, mungon Sekretari i Shtetit i cili është “shkarkuar” dhe në vendin e tij është “propozuar” ish Drejtori i CIA-s zoti Pompei, i cili duhet të marrë miratimin nga senati para se të fillojë detyrën, gjë që është formalitet po të kemi parasysh faktin që republikanët zotërojnë shumicën në senat.

Së dyti, nga 59 postet “politike” janë emëruar nga Trump në konsultim me ish-Sekretarin Tillerson, duke marrë edhe miratimin e senatit, 23 individë, pra janë plotësuar vetëm 39 përqind e tyre. Kurse 23 poste ose 39 përqind e të gjithë posteve, janë vakante/bosh të cilat janë krijuar se shumica e tyre janë larguar nga Departamenti i Shtetit. Dhe 13 poste, ose 22 përqind e posteve, drejtohen nga individë “në detyrë/acting” që kanë qënë të emëruar nga administrata e mëparshme.

Kjo do të thotë ndryshe, që mbi 60 përqind e posteve politike në DASH nuk janë plotësuar nga administrata e re. Dhe duke pasur parasysh se Trump u zgjodh përmes një betejë të “ashpër” mes anti-establishmentit dhe establishmentit, ky vakum duket se pasqyron edhe këtë betejë. Por mesa duket me pasoja për efikasitetin e funksionimit të “trurit” që ka për detyrë implementimin e politikës së jashtme të SHBA.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra