Depay futet nga stoli dhe dërgon Atleticon në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit! Madrilenët mposhtin 1-0 Sevillan (VIDEO)

Depay futet nga stoli dhe dërgon Atleticon në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit! Madrilenët mposhtin 1-0 Sevillan (VIDEO)

Griezmann dhe Depay

Atletico Madrid është skuadra e katërt që plotëson panoramën e ekipeve gjysmëfinaliste të Kupës së Mbretit në Spanjë. Djemtë e Simeones mposhtën 1-0 Sevillan në Madrid, kjo falë golit të Depay në minutën e 79.

Në kryeqytetin e Spanjës ndeshja mes dy rivalëve nisi me raste. Griezmann mund ta kishte shënuar emrin në listën e golashënuesve nëse në të 26 minutë nuk do gabonte nga pika e bardhë e penalltisë.

Duhej nuhatja e Simeones që në të 66 minutë do fuste në lojë Depay për Moratën, me holandezin që në të 79 minutë shënoi për 1-0. Goli i vetëm i ndeshjes dërgon madrilenët në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Tanimë Athletic Bilbao, Atletico Madrid, Mallorca dhe Real Sociedad do jenë rivalë në shortin që do hidhet për këtë turne. Shorti i gjysmëfinaleve do të hidhet këtë të premte më 26 janar në orën 13:00. Këtë herë do të kemi ndeshje vajtje-ardhje. Ndeshjet e para do të luhen më 7 shkurt dhe të kthimit më 26 shkurt, teksa finalja e madhe do të jetë të shtunën më 6 prill në "La Cartuja" të Sevillas.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘BE sanksionoi Prishtinën për shkak të sjelljes së Kurtit’/ Eksperti në Report Tv: Serbia pret fitoren e Rusisë në Ukrainë për të aneksuar veriun e Kosovës

‘BE sanksionoi Prishtinën për shkak të sjelljes së Kurtit’/ Eksperti në Report Tv: Serbia pret fitoren e Rusisë në Ukrainë për të aneksuar veriun e Kosovës