Depay mbetet në La Liga, ka marrëveshje me klubin madrilen

Depay mbetet në La Liga, ka marrëveshje me klubin madrilen

Memphis Depay

Memphis Depay ka akord me Atletico Madrid dhe duket se do mbetet në La Liga deri në verën e 2025. Sulmuesi holandez është jashtë planeve të Barcelonës dhe pas firmës së Lewandowskit në "Camp Nou", ka luajtur vetëm dy ndeshje këtë edicion.

28-vjeçari ka kontratë me Barcelonën edhe për gjashtë muaj dhe sipas rregullave të UEFA mund të negociojë me çdo klub që dëshiron. Barcelona kërkon ta shesë këtë merkato, duke arkëtuar disa të ardhura ose kërkon një shkëmbim me Carasco.

Tajneri i Atletico Madrid, Simeone ka bllokuar idenë e shkëmbimit dhe i ka kërkuar klubit që të afrojnë Depay në verën e këtij viti si lojtar të lirë. Kështu Barça duket se do humbasë disa milionë euro, me sulmuesin që do qëndrojë në stol. Në karrierën e tij, Depay ka luajtur me skuadra si PSV, Manchester United, Lyon dhe Barcelona.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri