Depistimi i kancerit, dy mamografë
të lëvizshëm në dispozicion të grave

Depistimi i kancerit, dy mamografë<br />të lëvizshëm në dispozicion të grave
TIRANE- Në Ditën Kombëtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit, shërbimit të Onkologjisë në vend i janë shtuar dy mamografë lëvizës në dispozicion të grave në mbarë vendin dhe tetë mjekë të rinj onkologë.
 
Pas datës 31 tetor dy mamografët e lëvizshëm do të zhvendosen me planifikim në të gjithë vendin, kryesisht në vendet që nuk ka askes shërbimi i Onkologjisë.
 
Ndërsa nga tetë mjekët e rinj onkologë, katër prej tyre do të shërbejnë në QSUT, një onkolog në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, një tjetër në maternitetin “Koço Gliozheni”, një onkolog pranë Sanatoriumit dhe një në spitalin e Durrësit.

mjeket e qsut
 
Joana Millo është një nga mjeket e reja, do të punojë në QSUT. Në fjalën e saj ajo tha se ka zgjedhur këtë profil nisur edhe nga stadi i avancuar i kancerit të gjirit me të cilën gratë shqiptare shfaqen tek mjeku.
 
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i pranishëm në këtë ceremoni premtoi se në të ardhmen do të bëhet më shumë në fushën e shëndetësisë.
 
Drejtoresha e QSUT Ogerta Manastirliu tha se prej datës 1 tetor janë depistuar në shërbimin e Onkologjisë 250 gra, kjo sipas saj fal fushatës sensibilizuese.

mjeket e qsut

Ja mjekët e rinj onkologë që i shtohet shërbimit në QSUT
fatjona kraja
(Në foto: Fajtona Kraja, mjeke onkologe QSUT)

erald karaulli
(Në foto: Erald Kallauri, mjek onkolog QSUT)

joana millo
 (Në foto: Joana Millo, mjeke onkologe QSUT)

sotiraq senjo
(Në foto: Sotiraq Senjo, mjek onkolog QSUT)


Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë